Dy shqiptarë denoncohen se detyruan turisten t’i paguajë pasi u përdhunua. Çfarë zbuloi avokatja e djemve
Dy djem shqiptarë janë kallëzuar penalisht në ishullin grek Rodos se kanë abuzuar me një turiste norvegjeze. E reja denoncoi dje në policinë lokale se u përdhunua dhe më pas dy djemtë shqiptarë e detyruan të shkojë te bankomati bashkë me ta dhe ti paguajë për shërbimet e përfituara. Dy shqiptarët, kushërinj 23 dhe 28 vjeç u identifikuan dhe u shoqëruan nga policia në Rodos. Ata mohuan të kenë abuzuar me vajzën 19 vjeçe, thane burime nga policia e Shtetit grek. Avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou tha se denoncimi i norvegjezes është i qëllimshëm për të përfituar abuzivisht nga siguracionet. Dy djemtë e shoqëruar, deklaruan se njohja me turisten erdhi nën avujt e alkoolit dhe gjithçka u bë me dëshirë. Ata mohuan të kishin detyruar turisten që të nxirrte lekë nga bankomati dhe tua jepte. Gjykata njoftoi të shtunën se vendosi të lërë të lirë dy djemtë shqiptarë.