Java nën këndvështrimin e Dr. Xhoi Jakaj
Sot do trajtoj gruan e dhunuar, e cila fatkeqësisht dhunohet, por edhe fajësohet…
Dhuna ndaj grave është shtuar e në shoqërinë shqiptare ka disa forma:
- Dhuna fizike (druri dhe shuplaka, sopata dhe mjete të tjera më të ashpra deri në ekzekutime makabre).
- Dhuna psikologjike (presion i formave të ndryshme, mungesë lirie, mungesë fjale, abuzim me termin ‘ti je grua dhe nuk mund t’ia dalësh sa një burrë asnjëherë’, ‘ke lindur për të bërë detyra dytësore dhe punë shtëpie e jo karrierë’, pabarazi në zgjedhje dhe në ndarje detyrash në jetën publike dhe familjare…etj, etj, etj.
- Dhuna ekonomike që vjen nga mungesa e papunësisë; gratë dhe vajzat, rreth 60 % e rasteve janë të varuara nga kuleta e burrit, të fejuarit ose të dashurit, kjo detyrimisht krijon varësi tê kontrolluar nga ana financiare që shpie deri në viktimizim total…
- Dhuna e “perfeksionit “nga “VIP-at” në shumë raste vajzat e botës muzikës dhe modelingut bëhen presion i madh për vajzat dhe studentet e zakonshme e kjo sjell transformimin e shumë prej vajzave të thjeshta me çdo kusht duke perdorur gjithë mjetet si operacione, ndryshim fytyre, trupi, silikonizim, betonizim i tejskajshëm i muskujve deri në humbje të pamjes fillestare dhe ndonjëherë përçudnim portreti; ky është kthyer hall në vete për vajzat dhe gratë në këtë vend.
- Dhuna juridike dhe mungesa e të drejtave bazq që nga gratë në pushtet të cilat nga jashtë dhe në dukje ngjajnë të mikluara dhe përkedheluara nga fati, por ato e dinë sa shumë kanë vuajtur për të arritur aty dhe për ta mbajtur atë pozicion, deri te gratë shtepiake që mungon në thelb dhe në brendësi aftësia e tyre për të siguruar të drejtat minimale, nëse ato shkelen në familjen e saj të vogel apo të madhe.
Post Scriptum: Nevojë ulëritëse që e gjithë shoqëria të ngrihet në këmbë e reagojë me forcë në mbrojtje të vajzave dhe grave….nënave tuaja që prodhojnë jetë dhe bëjnë të mundur vazhdimësinë e saj mbi tokë….
Please follow and like us: