Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Hajdarmataj: Krimi nuk duhet të ketë imunitet!

 

THIRRJE për të gjitha gratë e pushtetshme, për t’i dalë në mbrojtje një bije shqiptarësh, Xhiselës, të dhunuar e të kërcënuar- sepse ato paguhen edhe me taksat e nënës së saj!

THIRRJA e parë për znj. Arta Marku, të hetojë dhe të zbardhë sa më parë të vërtetën dhe autorët e dhunës së shumëfishtë të ushtruar ndaj Xhesilës- Krimi nuk duhet të ketë imunitet!

THIRRJA e dytë për Avokaten e Popullit Erinda Ballaca, të veprojë me autoritetin e institucionit, për sigurinë dhe mbrojtjen e integritetit njerëzor të Xhiselës dhe familjes së saj!

THIRRJA e tretë për gratë zëvendësministre të Punëve të Brendshme- ndikoni të zbardhet e vërteta dhe mos e shtyni më në kanalet e manipulimit politiko mediatik!

THIRRJA e katërt për nënkryetaren e Kuvendit znj. Vasilika Hysi dhe të gjitha deputetet e Kuvendit- ndërhyni sa më parë për plotësimin e mekanizmave ligjzbatuese kundër dhunës.

THIRRJA e pestë për gratë e shoqërisë civile dhe medias- mos ta lëmë Xhiselën të vetme, një zë në shkretëtirë… Ti gjendemi pranë në dhimbjen dhe frikën e saj!

Mbrojini vajzat!
Mbrojini gratë!
Mbrojini nënat!
Shqipëria është ” vajzë”, ” grua”, ” nënë”.

Boll plagë ka marrë ky vend!

Please follow and like us: