Albspirit

Media/News/Publishing

Oficeri Nuhu i përgjigjet SHÇBA: Ku i keni pamjet filmike?

Një ditë pasi Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministri deklaruan se ish-oficeri ka gënjyer për djalin e deputetit, ka reagur Emiljano Nuhu. Në një interviste me “Scype” për “News 24” ai tha se i qendron pikë e presje deklaratave që ka bërë për kërcënimet që ka marrë nga familja Rraja. Po kështu ai i qendron fjalës se në zyrën e tij ka qenë Taulant Balla, Rrahman Rraja dhe Artur Bushi.

Pyetje: Ai i qendroni faktit se më datë 21 korrik ju jeni kërcënuar, pasi SHCBA pretendon se dosjen e keni marrë më datë 27 korrik 2018?

NUHU: Datës 21 korrik i qendroj. Drejtoresha e SHÇBA pse nuk publikon pamjet? Provat që kam do i dorëzoj në gjykatë. Institucionet (Policia) po përpiqen ti manipulojnë. Më datë 27 korrik është bërë urdhri i delegimit nga ana e prokurorisë.

Pra po e shpejgoj më gjerësisht:

Më 21 korrik kam kryer veprime në bazë të një telefonate, por u pengova për shkak të kërcënimit që mu bë në zyrë. Ky ishte shkaku që erdhi oficeri tjeter dhe kreu këto veprime.
Më datë 21 korrik veprimet e mia u ndërprenë dhe i kaluan Gentian Citozit. Me datë 27 korrik me urdhër delegimi nga prokurorja mu kaluan sërish mua dhe më 30 korrik u kërcënova përsëri.

Si i vertetoni këto që po thoni?

Unë u qendroj atyre që kam thënë. Në zyrë më kanë hyrë 4-5 persona. I pari ka hyrë Rrahman Rraja më pas me radhë Taulant Balla, Artur Bushi dhe vëllai i deputetit, Xhelal Rraja. Ky i fundit ishte agresiv dhe nxorri pistoletën.

Please follow and like us: