Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e horoskopit, 30 shtator 2018

Dashi

Në fillim të ditës, energjia dhe niveli i entuziazmit i të lindurve të kësaj shenje do të jenë mjaft të ulëta. Pushoni, flini dhe më tej dilni në një shëtitje për tu relaksuar. Niveli i aktivitetit do të arrijë kulmin në mbrëmje. Planet tuaja do të ndryshojnë, gjë që do të reflektohet në imazhin dhe sjelljen tuaj.

Demi

Mjedisi që iu rrethon do të ketë një efekt qetësues mbi të lindurit e kësaj shenje. Në mbrëmje gjithçka do të varet nga mënyra juaj e sjelljes. Ndoshta dikush do të dojë që t’iu kontrollojë duke bërë që të ndiheni në një zog në kafaz.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje mund të ndjehen të pasigurtë dhe në ankth deri në orët e vona të mbrëmjes. Mundohuni të merreni me situata pozitive dhe të çlodheni me gjërat që iu pëlqejnë. Tregohuni plotësisht vigjilent deri në orët e vona të mbrëmjes, pasi ka shumë mundësi që të merrni një propozim të dëshiruar lidhur me një takim.

Gaforrja

Gjatë ditës të lindurit e kësaj shenje do të jenë të mbushur me ndjenja gëzimi dhe do ti prijë një fat i mirë. Shumë prej jush do të përjetoni një ankth dhe stres, pikërisht prej situatave që iu rrethojnë. Kjo është një ditë e rëndësishme për tu kaluar me miqtë tuaj të vjetër dhe të rinj.

Luani

Pozicioni i varur i luanëve, mund të rrisë shanset që në rrethana të ndryshme kjo gjë të mos tejkalohet. Por gjatë kësaj dite luanët nuk do të kenë asgjë për tu shqetësuar. Ndoshta mund të mos e keni vënë re një pozitë të re tuajën, si dhe një shans të mirë i cili mund të shoqërohet edhe me dhurata.

Virgjëresha

Mos humbni asnjë çast për të arritur një marrëveshje sot. Mund t’iu duket se dikush iu tradhëton me synim për t’iu lënë mbas në një konkurs. Në vend që të përpiqeni të zbuloni qëllimet e të tjerëve, thjesht pyesni dhe qartësoni veten tuaj.

Peshorja

Kalojeni ditën me miqtë tuaj ose me dikë të veçantë. Mbrëmja parashikohet të jetë e paharrueshme për të lindurit e kësaj shenje dhe do të rezultojë një burim i vërtetë gëzimi. Kjo mbrëmje do t’iu japë frymëzim për kapërcimin e pengesave.

Akrepi

Sot të lindurit e kësaj shenje do të jenë të qetë dhe të këndshëm, duke i bërë më komode situatat rreth jush. Nëse doni një shans për tu shlodhur, mos prisni deri në mbrëmje por gjejeni mundësinë.

Shigjetari

Nëse keni planifikuar një ngjarje të rëndësishme, një takim a diçka tjetër bëni mirë që ta shtyni për në mbrëmje. Gjatë ditës mund të shfaqeni të turpshëm dhe të përhumbur në ëndërrime romantike. Vetëm në fund të ditës, shigjetarët do të gjejnë qetësi dhe do të shijojnë dashurinë e tyre.

Bricjapi

Fluksi paqësor i ngjarjeve gjatë orëve të ditës, do të shënojnë ulje me afrimin e mbrëmjes. Ky nuk do të jetë një moment i lehtë për bricjapët, veçanërisht për ata që kanë lindur në dhjetor. Nëse do të guxoni, ekziston mundësia që fati të kthehet në anën tuaj.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje duhet të mundohen që të gjejnë paqen dhe qetësinë qysh në mëngjes. Kjo është një kohë e mirë për tu çlodhur, për të fjetur dhe për mos tu ngarkuar me detyra të rënda. Merrni veten me të mirë dhe në mbrëmje do e gjeni veten në një shoqëri interesante.

Peshqit

Humori i qëndrueshëm i të lindurve të kësaj shenje në mëngjes, me kalimin e ditës do të ndryshojë. Befas mund ta teproni me dëshirën për të qëndruar me veten tuaj dhe me dikë që iu pëlqen. Ju do të ndjeheni sikur dikush po iu përdorë, për të pasur përfitime prej jush.

Please follow and like us: