Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Hazizaj: Përtej arrestimit të dhunuesit të Xhiselës

 

Ka një thënie në anglisht: gjërat e vogla e kënaqin të pafajshmin! U kënaqën njerëzit se u arrestua dhunuesi i Xhiselës! Në sytë e mi ai është më “i pafajshmi”! Pse nuk janë arrestuar ende të gjithë ata zyrtarë publikë që e trajtuan një vajzë të dhunuar si të ishte leckë? Pse nuk ka marr ende Kuvendi vendimin për krijimin e një komisioni parlamentar për të hetuar këtë skandal të përmasave deri në kapjen e shtetit? A e shkarkoi Qeveria zv.Kryeministren Senida Mesi, që kryeson mekanizmin kombëtar kundër dhunës ndaj grave për mos marrjen e masave dhe mos krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave të dhunës? A ka pezulluar/shkarkuar Policia e Shtetit çdo zyrtar që mori dijeni për ngjarjen dhe që nuk bëri asgjë që prej Korrikut e deri më tani për të mbrojtur viktimën e këtyre krimeve? A është arrestuar Kryetari i Bashkisë së Krujës që nuk i dha asnjë shërbim siç e kërkon ligji vajzës së dhunuar? A ka firmosur Prokuroria e shtetit urdhra arresti për të gjithë këta persona? Dhunuesi është “peshku” më i vogël në këtë kapje të frikshme të shtetit nga horrat!

A keni dëgjuar KM deri tani që të flasë për analizë të plotë të kësaj ngjarje kaq të rëndë që ka ndodhur e gjitha për faj vetëm të tij? Nëse doni të kuptoni se çfarë është keq-qeverisja, ky është rastin e pastër! Le të hap e mbyll rrugë të reja KM, por ajo çfarë njerëzit do t’i kujtojnë në ditën e zgjedhjeve janë të gjitha vajzat dhe gratë e dhunuara që ky i keqtrajtoi për së gjalli e së vdekuri!

#drejtesiperXHISELEN #drejtesiperGRATE

Please follow and like us: