Albspirit

Media/News/Publishing

‘Kriminel, hajdut, surrat m..t’; kush e sulmoi me baltë ish-ministrin e PS

Dalin detaje te reja pas sulmit qe iu be ish-ministrit te Shëndetësisë Ilir Beqja. Sipas te dhenave te fundit, kane dale detaje rreth autorit qe sulmoi me gure makinen e ish ministrit, duke i leshuar edhe fjale fyese.

“News 24” raporton se “Autori i sulmit eshte nje person me probleme psikike. Ai eshte nje 28 vjecar ne krize akute psikike”- thote policia.

Sipas Gazetës Shqiptare e cila ka publikuar dhe foto nga sulmi, mësohet se  Beqja është qëlluar me vazo me gure dhe është fyer.

Ngjarja ndodhi dje në orën 17:00, dhe deputeti i PS shoqërohej nga një makinë me targa diplomatike.

GSH,vijon më tej duke thënë se personi që ka sulmuar Ilir Beqjen ka thënë fjalët “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Ky person ka rrëmbyer një vazo në të anë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatke, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

Ish-ministri dhe personat që e shoqëronin kanë ruajtur gjakftohtësinë, kanë nxituar të hipin në makina dhe kanë lëvizur 50 metra më tej.

Autori i incidentit u largua me qetësi. 10 minuta më pas në vendngjarje ka ardhur policia e Shtetit.

Please follow and like us: