Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Shteti mbron krimin e sulmon të pambrojturin…

 

 

 

Shteti mbron krimin e sulmon të pambrojturin…

Dhuna ndaj grave dhe vajzave, fenomeni që na dhemb të gjithëve njëlloj.

 

Sot në burg është një hallexhi i cili mes bukës e energjisë elektrike, zgjedh bukën, e për pak energji shndërrohet si Raskolnikovi i Dostojevskit, ndërsa ai që transporton drogë brenda e jashtë vendit është mik me pushtetarët, e endet i lirë e i plotfuqishëm.

Sot në burg është ai qytetar që ndërton një gardh pa leje, por jashtë janë ata të cilët ndërtojnë kulla për të shplarë paratë e pista.

Sot largohen nga vendi profesorë, mjekë e inxhinierë, por në krye banditët bëjnë pazare për tendera e koncensione, në kurriz të taksapaguesve të varfër.

Sot dhunuës e përdhunues janë jashtë hekurave, por qindra mijëra euro merren në emër të grave të dhunuara. Sot hartohen rezoluta, ligje, financohen trajnime e takime, por viktimat e dhunës ndaj gruas janë gjithnjë e më shumë, por të dënuarit për këtë akt janë gjithnjë e më pak. Sot fëmijë deputetësh e politikanësh dhunojnë e përdhunojnë, por shteti i merr në mbrojtje.

T’i themi STOP këtij realiteti mafioz e të dhimbshëm, këtij paradoksi të paprecedent.

Nesër në 17.30, të gjithë bashkë për t’i treguar këtij pushteti bandash që ne nuk mundemi më, që ne dimë të reagojmë fort për çështje kaq civile e që rëndojnë mbi kurrizin tonë e qytetarëve të vendit tonë.

Please follow and like us: