Poezia e Titos Patrikios nën shqipërimin e Arqile Garos
Rrugëdalje
Dëshironte të fitonte lirinë e saj –
të paktën kështu shprehej,
e mbushur mospërfillje për atë ç’ka ishte botë e saj
e mbushur llahtarë për ç’ka nuk ishte botë e saj.
Një farë kohe bëri shoqëri me artistë
e intelektualë të majtë.
Ndërkohë i rezultoi se liria
varej nga faktorë ekonomikë
(e bukuria sa kish nisur të venitej).
U martua me rastin e parë të sigurt
dhe ç’do natë, në krevatin e saj akullnajë
konkludon se bota është absurde,
armiqësore dhe jetëshkurtër.
Shqipëroi: Arqile Garo, Janinë, maj 2013.
Para të vdekurve
Brënda laringjeve të shkallmuara të të vdekurve tanë
rënkojnë akoma të pa tretura fjalët e tyre të fundme:
“Rroftë Stalini”.
“Rroftë komandant filani”.
“Rroftë vendimi filan”.
Kush e ka kurajën sot të qëndrojë para tyre
edhe t’ u thotë – ky që jetoi…
Por ai jetoi, ne jetuam, si t’ ju themi për gabimet
juve që i dinit ose dhe nuk i dinit, ç’ mund t’ ju themi,
tek niseshit mes pikëllimit tuaj krenar
pa lëvizur kokën qoftë edhe një grimë.
Shqipëroi: Arqile Garo, Janinë, maj 2013.