Albspirit

Media/News/Publishing

ARMËT E DEDË GJO’ LULIT NUK NDRYSHKEN KURRË!

malesi-e-mbishkodres-2011 Fritz RADOVANI

Në Malësi të Mbishkodres – Mbas faljes së Sulltanit 1911.

■TË GJITHË KËTA BURRA KANË ARMË…Arma e Tyne ishte Formula “Atdhé e Fé”!
Prandej edhe fituene! Dokumentat e Fototekës Marubi, ata të arkivuemet në revistat e kohës Leka, Hylli i Dritës, Cirka, Lajmëtari i Zemres së Krishtit etj… Janë thesari ma i madh që ka Populli Shqiptar per me dokumentue të verteten historike të Shqipnisë.
Edhe pse të gjitha arkivat dhe revistat e ruejtuna nga Kleri Katolik Shqiptar dhe i huej, që në Janarin e vitit 1945, filluene me u plaçkitë nga komunistët e brigadave partizane Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu, me porosi të sllavokomunistëve jugosllavë, prap sot ai që dishron me thanë e shkrue të verteten e paperçudnueme nga Kongresi mashtrues i vitit 1972, me perpjekje dhe durim mund të “çvarrosi” nga Dheu i gropave nder Malësi,
Armët e pandryshkuna të Burrave të Pavdekshem që dhane jeten per Liri t’ Atdheut.

Armët e Atyne Burrave edhe sot tregojnë heroizmin e Shqiptarit per Atdheun!

■A doni të dini se kush ishte Luigj Gurakuqi? Ua tregon këmisha që ruejti Miku i Tij trim Gjon Kamsi…Aty e keni në Muze të Shkodres, se Shtëpia Muze e Luigjit u shemb nga mbeturinat sllavokomuniste e anadollake të “demokracisë” së Ramiz Alisë, që nuk mujti me e pa me sy Luigj Gurakuqin as në “monumentin” e Vlonës, në vitin 1972…
E, Don Nikoll Kaçorrin mos e kerkoni… Ishte me veladon e Nanë muslimane, antiturk!
Imzot Luigj Bumçi na la të shkrueme: “Kah gjysa e mojit të Qershorit 1911, Valija i Shkodrës i atëhershëm z. Mustafa Nedin iu lut Argjipeshkvit të Shkodrës Shk. Tij Emzot Serreqit, me shkue në Podgoricë, me Hot e me Grudë, qi kishin kalue kufinin e dalë në Mal të Zi në kohën e Turgut Pashës, me u thanë atyne qi Mbreti i kishte falë, por të këtheheshin ndër banime të veta e damet qi kanë pasë kishte me u a shperblye.
Edhe Argjipeshkvi muer me vedi At Gjergj Fishten e mue, e u nisëm për Podgoricë. Mbas pak kohe qi mërrijtëm atje, Argjipeshkvi më çoi mu në Triepshë me u ndeshë me Malsorët e atij vendi e me u a diftue mesazhin e Mbretit. ZZ. D. Nikollë Ashta e At Mati Prennushi më shoqnuen n’at udhtim, e nji të diele në nadje heret u gjetëm te Kisha e Triepshit. Si u mblodhën Malsorët, dola e si u pershndeta me ta, u thaçë kto fjalë:
Z. Argjipeshkvi ka dalë në Podgoricë me u pá me ju, por mbasi ai vetë nuk muejti me ardhë deri këtu, na ka çue né. Ju falet pra me shndet e çon bekimin…

■…Si hîmë n’at odë Ministri u fal me ’ta e u thotë: Zotni kam ardh prei Cetine me ju pa. Dedë Gjo Luli po i pergjegjet: S’na ka pasë marri malli per ty. Mue mu’ dote me i a perkëthye. Si u ulem e ndejëm po i thotë Ministri: Mbreti ju do e ju ka falë. Dedë Gjo Luli nuk e la me mbarue, e me ’i herë i tha: Mos na përmend Mbretin pse s’kemi punë me te. Aj as nuk na njef as nuk i di punët tona. Por ju qi vini mbas Mbretit jeni të tanë hajna e menafikë, e ju e rrêni si për né si për të tjerët. Pra aj nuk ka shka falë.
Atbotë Ministri siellet kah un e më thotë: Po pyeti kta Zotni at librin e kuq qi kta permendin a e duen për vedi a për të gjith Shqipnin?(Libri i kuq permbante disa pika të cillat i ndieri Luigj Gurakuqi i kishte pregatitë për me ja lypë Mbretit për Shqipni).

■Ministri, i cilli gjatë ktij kuvendi nuk kishte mujtë me mbajtë gjakftoftësinë, u çue mjaft idhnuéshem e më tha: thueji se s’kam me ardhë mâ me i pa.

■Marrë vesht kto fjalë Dedë Gjo Luli, i ndei gadi e i tha: Kurr bojën mos t’a pashim…”

■Imz. Luigj Bumçi, në librin “Nga kujtimet e mija”, Ua ngriti “Monumentin Burrave të Veriut të vitit 1911…” E Ata Burra të Pavdekshem, i keni në foton naltë…

■Me u ruejtë nga ngerrçi asht mirë! Nëse u ka mbetë pak “surrat”,..thoni të verteten!
***

libri-kuq
“LIBRI I KUQ PERMBANTE DISA PIKA TË CILLAT I NDIERI LUIGJ GURAKUQI I KISHTE PREGATITË PËR ME JA LYPË MBRETIT PËR SHQIPNI.”
Tek libri “Nga Kujtimet e mija”…
Imz. Luigj Bumçi 1944.

■Një Mik i imi, studjuesi Bep Martin Pjetri, me daten 11 Shtator 2015, me dhuroi një Dokument që do ta botoj ma poshtë, per me lexue Rinia Shqiptare nga origjinali ate që asht kenë nenshkrue në Memorandum të Gerçes me 23 Qershor 1911 …
Njëheri edhe falnderoj Mikun tim, per këte Dhuratë shumë të çmueshme!
***
MEMORANDUM
Mbi vêndimét é dhânuna préj
Kuvêndit te pergjitheshem te Krénevét
Shqypetare ne Gerçé me 10/23 te Qershorit 1911

Si pergjigjejé te proklamacjonit te
Shéfqét Turgut Pashes

1. – Garantie kundra perseritjés pas sodit [6] te véperimévét é te menyravét antikonstitucjonaré nga ana é Qévéries qéndrore e t’Auktoritétévét vendoré ne te gjithe Shqyperien. Ndérim per te gjitha féet é per zakonét é vjétra te garantuara nga konstitucjoni é te konshakruara nga kanunét e zakonét.

2. – Te njohunit é plote te kjénejes se kombit shqypetar mé atò te dréjta qe kane kombét é t’jéra te Mbréteries.

3. – Lirie te plote per Shqypetaret te zgjédhin pa ndo-nji pengim a ngushtim députétet é véte, numri i te cilevét do t’i pergjigjét popullsies.

4. – Lirie te plote per Shqypetaret te mesohén é te perparojne ne gjuhe te véte, é te thémélojne shkolla shqypé te véçanta é te boteshmé te cilat te kéne te gjitha ato te drejtat qe kane shkollat é Qévéries. Ndérim per te dréjtat qe u jane njohune Krérevét féetare te kershténe per sa i perkèt mesimit ndé shkollat qe jane nen sundimin e tyné.

5. – Organizim i administrimit te Vilajétévét, ku ndodhén Shqypetare, i cili te kéte per thémél nje systéme déqéntralismi administrator, qe t’u pergjégjét névojevét te vêndit é zakonévét te vêndasvét, é qe t ’afrojne rrégullat é pergjitheshmé t’administrimit te njohuna préj konstitucjonit mé praktikat é konshakruara préj kohes ne disa visé.

6. – Te zgjédhunit é Valinjvét é te tjérevé nepunes te larte te shtétit nde mést mâ te mirevét é mâ te vjéfshemvet zyrtare te shtetit [7] tué pelqyé mâ téper atà qe dijne gjuhen é zakonét é véndit. Emnim i te tjerevé nepunes civile é financjére é te gjygjetarevét nde mést t’atyné qe jane shqypetare é qe te kéne cilesiét é njohesiet é lypuna. Xhéndaret é agjéntét é policies ashtu édhè nepunesit t’jére te zgjidhén nde mést mâ te zotevét nga njérezit é véndit.

7. – Emnim i nje perfaqsonjesi te Sulltani si inspektor i pergjitheshem per nje périudhe vjétesh mé barren qe te shekonje te vuemit bésnikisht n’udhe te nomit organik te mbaruarit é detyres se Valinjvet é te t’jérevét nepunes, é té mbajtunit é qétesies é te harmoniés nde mést t’éléméntévét te ndryshmé éthniké qe ndodhén nde Vilajétét bashkarisht.

8. – Perdorim i gjuhes shqype nde marrevéshjét nde mést te t’administruarvét é t’administratorevét te vêndit, é nde kuvêndét é gjykimét perpara gjygjévét per krah mé turqishtén qe âsht é mbétét gjuha zyrtaré e qévéries qendroré.

9. – Sherbim ushteriak i detyreshem per te gjithe Shqypetaret mé systéme skânjésh(systéme de cantonnement), ne kohe paqi; é nje organizim té veçante per vêndasit é visévét qe ndodhén ne kufî te Shtétévét Balkaniké, tué u dhâne léhtesien qe te munt te bâjne sherbimin ne vênt é te ruajne shegurien e kufinjvét. Ushtaret do t’a kéne te liir sherbimin é besevét te tyné é te mbajtunit é zakonévét te véta.

10. – Te lidhunit per névojet é vèndit te te gjitha t’ardhunavét, pervéç sé atyné te Gjym – [8] rykut, te Postes é te Télégrafes, te Duhanit, te Shpirtravét, é te Pullavét, te cilat jane dhâne per disa sherbimé te véçanta. Te lânunit per ndertim udhash, é hékurudhash me nderâshtjé vêndoré é per mbajtjén é shkollavet te boteshmé te nje pjésè te téprices t’ardhunavét te permenduna sypri ashtù é dhé te te gjitha pagésavét per udha, te pagéses shtimoré per mesim é te 3 % te se dréjtes se hyrjés.
Tu njihet komunévét é dréjta é te prérit dréjt per se dréjti osé mé anen é t’jérevé, te pyjévet te véndit me detyre per komunét mé marre per barre ruajtjén é tyné, mé rregulluar te prérit, pas urdhnavét téhnike, é mé i paguar fiskut nje pagése qe do te shênjohét pas llojit te drunjvét é pas largimit te pyllit nga limani osè nga vêndi i shitjés.

11. – Te dréjta per Keshillat é pergjitheshmé te munt te japin vêndimé mbi budgétin é Vilajétévét é te bâjne kontroll te prishunat.

12. – Kerkim i fundévét te névojeshmé qe te shegurohét mbledhja é te te hollavét qe lypsén per goditjén rishtazi te shtepiavét é te ndertésavét te djéguna; e thémélim i nje komisjoni te perziém(comission mixte) é te mosvarme qe te véshtronje kethimin ne vênt te njéresvét te dâmtuare é goditjén é shtepiavét te djéguna.
Te kthéhén armet e marruna me detyre per atà qe i mbajne qe t’i shtarohen kanumit te posaçem.

(U riprodhue krejt tekstualisht si âsht në librin e kuq)

Shenim (B.M.Pjetri): Marrë prej faqeve 9 – 13 të Revistës ”Leka”, Nr. 1 – kallenduer 1937.
Melbourne, Shtator 2015.

Please follow and like us: