Albspirit

Media/News/Publishing

Blair mohon se po lobon në emër të Vuçiç për Kosovën

The Tony Blair Institute for Global Change ka mohuar sugjerimet se ish-kryeministri i Britanisë është duke folur në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe qeverisë serbe në lidhje me Kosovën.

(The Tony Blair Institute for Global Change) ka njoftuar se spekulimet e tilla nuk janë të vërteta.

“Zotëri Blair nuk paraqitet në emrin e Qeverisë së Serbisë ose presidentit serb. Projekti i Institutit tonë nuk ka asnjë lidhje me temat në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit Julie Crowley, transmeton Lajmi.net.

Sugjerimet se Blair përfaqëson Serbinë janë mohuar edhe nga Vuçiq pas takimit të tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë të martën.

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, më herët gjatë javës kishte deklaruar se presidenti i Serbisë është duke u përfaqësuar në takime me krerë të politikës ndërkombëtare pikërisht nga Blair.

Please follow and like us: