Albspirit

Media/News/Publishing

Lajthit Kryeministri i Malajzisë: Problemet në Lindjen e Mesme filluan me krijimin e Izraelit

Kryeministri 90 vjeçar i Malajzisë ka mbrojtur deklaratat e tij kundërthënëse duke iu referuar hebrenjve, ndërsa pohon se krijimi i Izraelit ka shkaktuar shumicën e problemeve aktuale në Lindjen e Mesme.

Komentet e Mahathir Mohamad erdhën pasi u pyet nga gazetari i BBC, rreth deklaratave të tij antisemite gjatë karrierës së gjatë në politikë.

“Nëse do të jeni të sinqertë, problemet në Lindjen e Mesme filluan me krijimin e Izraelit. Kjo është e vërteta”, tha ai.

Duke komentuar pretendimet se izraelitët janë “racë superiore” mbi kombet e tjera, Mohamad tha se të gjitha pyetjet sfiduese mbi tregimet historike të shtetit të Izraelit të tilla si numri i saktë i hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit, merren automatikisht si antisemite.

Ai pretendon se numri i hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit është 2 milionë më pak se ç’thuhet zyrtarisht.

Duke cituar librin e tij të vitit 1970 “Dilema Malay”, Mohamad i përshkroi hebrenjtë si “hundë-sqep” dhe “kuptojnë paranë instinktivisht”,

Ai u përgjigj se edhe malajzianët janë subjekte të komenteve të tilla por nuk ka reagime kaq të ashpra.

Kryeministri më i gjatë i Malajzisë, Mohamad hyri përsëri në politikë në vitin 2017 në moshën 90 vjeçare dhe u rizgjodh në maj, duke rrëzuar ish-aleatin e tij Najib Razak, i cili është implikuar në një skandal korrupsioni prej miliarda dollarësh që përfshinte fondin e investimeve shtetërore 1MDB.

Please follow and like us: