Albspirit

Media/News/Publishing

Abuzoi me detyrën, arrestohet ish-ministrja

Ish-ministrja rumune e Turizmit, Elena Undrea, është arrestuar nga policia e Kosta Rikas. Arrestimi i politikanes rumune u bë të mërkurën në San Jose. Politikania u arratis në Amerikën Qendrore, ndërsa është dënuar në vendin e saj për ryshfet.

Avokati mbrojtës Veronel Radulescu thotë se beson se Undrea nuk do të ekstradohet në vendin e saj, pasi kohët e fundit ka lindur një fëmijë. Duke folur të enjten në kryeqytetin e Rumanisë, Radulesku tha: “Shanset janë zero për mendimin tim”.

Udrea pati një karrierë politike të fuqishme për shkak të lidhjes së saj me ish-presidentin Traian Bashesku.

Prokurorët thanë se ajo sponsorizoi në mënyrë të paligjshme me fonde të ministrisë një gala ku u shfaq një ndeshje boksi. Komisioni mori 10 për qind për kontratat.

Ajo ka mohuar akuza dhe ka bërë thirrje për rigjykim. Në qershor, një gjykatë rumune e dënoi atë me gjashtë vjet burg.

Please follow and like us: