Albspirit

Media/News/Publishing

Eliza Hoxha: PRISHTINA “E”SCAPE

 

 

Prishtina ka nevojë për sallë koncertesh, për muze të artit bashkëkohor, për muze të të pagjeturve, për muze të të ’90-tave, për muze historik, pêr parqe e gjelbërim, hapësira publike, art publik … Prishtina ka nevojë edhe për me ruajt e kultivu historinë e saj fizike e kulturore që historikisht është zhba e rrënu… E sot ka mbet pak, shume pak përtej n’aj kishë a xhami a n’aj shpi otomane duke ra…

Ma së shumti Prishtina ka nevojë me pas një vizion, një trajtim si kryeqytet i vërtet i një shteti të ri që i takon të gjithëve ku interesi privat apo i grupacioneve të caktuara nuk mbizotëron mbi interesin publik.

Deri sot e kanë gllabëru, zhvesh, mvesh e keqpërdor kushdo që ka mbërri për interesa të caktuara, sa qyteti duket një pazar i madh ku secili që çohet në një mëngjes të bukur don me ç’nuk e me i marr diçka për qejfin a interesin e vet…ose me bo diçka e me ndërtu diçka për qejfin a interesin e vet.

U TEPRU…

Një qeverisje kryeneçe në kohë kur në botë promovohet me gjithë agjendat planifikimi dhe zhvillimi integrues dhe me pjesëmarrje fundin e ka të hidhur. Shtoja kësaj kur krejt ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës e obligojne pjesëmarrjen dhe transparencën në veprimet dhe vendimet për qytetin.

Gërmia është emëruesi i përbashkët që të gjithë ne jemi të njëjtë-PA DALLIM – kur na vjen interesi i ngushtë në pyetje.

Please follow and like us: