Përgjigjja e Francës ishte e domosdoshme për t’u përballur me aktet jashtëzakonisht të rënda terroriste të MOIS
Për të parandaluar terrorizmin e mullahëve, duhet të zbatohet mbi personelin dhe agjentët e MOIS deklarata e BE-së e 29 prillit 1997
Në reagimin e saj ndaj deklaratës së përbashkët të 2 tetorit nga ministrat francezë të punëve të brendshme, të jashtme dhe të ekonomisë, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, e quajti atë “një përgjigje të përshtatshme dhe të domosdoshme” ndaj akteve “jashtëzakonisht të rënda” terroriste të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS) në tokën franceze.
“Prapa gjithë kësaj qëndron një hetim i gjatë, i hollësishëm e i detajuar nga shërbimet tona (të inteligjencës) i cili na mundësoi të arrinim në përfundimin, pa asnjë dyshim, se përgjegjësia binte mbi ministrinë e inteligjencës,” tha për Reuters një burim diplomatik francez, duke shtuar se zëvendës ministri dhe drejtori i përgjithshëm i inteligjencës Saeid Hashemi Moghadam e kishte urdhëruar sulmin.
Kjo gjë hedh baltë mbi përpjekjet e mullahëve dhe agjentëve të tyre për ta paraqitur këtë akt terrorizmi si një masë arbitrare nga grupe fiktive brenda regjimit me synimin për të shfajësuar Khamenei-n, Rouhani-n dhe Zarif-in në lidhje me këtë çështje. Është tashmë e pamundur për Rouhani-n dhe Zarif-in që t’ia veshin bombardimin viktimave të tij, a thua se nuk janë përgjegjës ata për terrorizmin e sponsorizuar nga shteti dhe se nuk janë pjesë e regjimit fashist fetar në Teheran.
Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit deklaroi më 11 korrik 2018, “Vendimi për këtë akt terrorist është marrë muaj më parë nga Udhëheqësi Suprem i mullahëve (Ali Khamenei), presidenti i regjimit (Hassan Rouhani), ministrat e Punëve të Jashtme (Javad Zarif) dhe Inteligjencës, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë, komandantët e IRGC-së, Forca Quds, Kundër-Inteligjenca e IRGC-së dhe përfaqësuesi politik i sigurisë i zyrës së Khamenei-t; Ministrisë së Inteligjencës iu dha detyra të ekzekutonte planin.”
Që tre dekada më parë, Rezistenca Iraniane ka ngulur këmbë se regjimi iranian mbështetet në shtypjen e popullit brenda vendit, eksportin e terrorizmit jashtë, dhe në luftënxitjen për të siguruar mbijetesën e vet, dhe nuk është i aftë ta vazhdojë sundimin e tij pa këto gjëra. Të gjitha grupet brenda regjimit janë të përfshira në shtypjen e popullit, në terrorizmin jashtë vendit, dhe në projektet raketore të regjimit e në përpjekjet luftënxitëse.
Po të ishte implementuar deklarata e Bashkimit Europian e 29 prillit 1997 kundër terrorizmit të regjimit iranian në vend të politikës së paqësimit, MOIS nuk do të kishte guxuar të tentonte një bombardim mbi tubimin e iranianëve në Paris, pasi kjo deklaratë me 5 pika bënte thirrje për përjashtimin e personelit të inteligjencës iraniane nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian, bashkëpunim për të siguruar që të mos i jepen viza iranianëve me funksione inteligjence dhe sigurie, dhe pezullimin e vizitave zyrtare dypalëshe ministrore.
Bomba e zotëruar nga diplomati terrorist i Ministrisë së Jashtme të Javad Zarif-it ishte bërë me të njëjtët eksplozivë që janë përdorur në sulmet terroriste të ISIS në Francë e Belgjikë. Shteti Islamik Sunni dhe Kalifati Shiite i mullahëve (velayat-e faqih) po veprojnë në paralel nën flamurin e Islamit.
Si pasojë e kryengritjes së popullit iranian në dhjetor e janar, regjimi klerikal ka gjetur rrugëzgjidhjen e vetme në shtimin e veprimtarive terroriste. Sulmi i pafat i regjimit mbi tubimin e MEK në Shqipëri në mars 2018, komploti i tij i abortuar terrorist kundër tubimit të iraninaëve në Paris në qershor 2018, si dhe arrestimet në gusht 2018 të dy agjentëve të MOIS në SHBA, të cilët po bënin përgatitje për operacione terroriste kundër MEK, janë shembuj të masave të marra nga regjimi.
Për të parandaluar terrorizmin e regjimit iranian në vendet europiane, deklarata e BE-së e 29 prillit 1997 duhet të zbatohet në masat që duhet të merren ndaj personelit dhe agjentëve të inteligjencës së MOIS.
- pezullimi i vizitave zyrtare ministrore dypalëshe në Iran apo nga Irani nën rrethanat e tanishme;
- konfirmimi i politikës së miratuar që Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian të mos i japin armë Iranit;
- bashkëpunimi për të siguruar që të mos i jepen viza iranianëve me funksione inteligjence dhe sigurie;
- përqëndrimi në përjashtimin e personelit iranian të inteligjencës nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit