Regjimi Iranian ua ka frikën protestuesve dhe PMOI-së (MEK)
Është më e qartë se kurrë më parë se Regjimi Iranian është i tmerruar nga opozita e tij e organizuar demokratike, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), si dhe nga lidhjet e saj të forta me protestat e grevat e vazhdueshme të popullit iranian, dhe kjo është arsyeja pse mullahët po i shtypin dhunshëm protestuesit.
Përfaqësuesi politik i Provincës Khorasan Razavi, në Iranin veri-lindor, ka thënë se greva e shoferëve të kamionëve është e lidhur me MEK, të cilët po bëjnë thirrje në mediat sociale që më shumë njerëz t’u bashkohen protestave; edhe pse ai me dashje e keqinterpreton këtë sikur MEK po bën thirrje që protestuesit të mos i lejojnë shoferët të punojnë, dhe jo që njerëzit t’i bashkohen grevës e të përkrahin shoferët.
Ndërsa Sadegh Amoli Larijani, kreu i së ashtu-quajturës gjykatë të regjimit iranian, i cili është praktikisht zëdhënësi i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, është përpjekur gjithashtu të shpifë kundër MEK dhe shoferëve duke i akuzuar ata se po shfrytëzojnë krizat aktuale të Iranit për të kërkuar rroga të drejta, pagesa në kohë, dhe përmirësim të sigurisë. Ai akuzoi madje MEK-un se i paguan protestuesit, por kjo është një gjë që e bën vetëm Regjimi Iranian.
Mohseni Ejei, zëdhënësi i gjykatës së regjimit, ka shkuar edhe më tej e ka lëshuar kërcënime kundër MEK dhe protestuesve duke thënë se ata do të përballeshin me ndëshkime të rënda e të menjëhershme, pa asnjë tolerancë. Këto fjalë janë mbështetur nga Gjeneral Brigadieri i Gardës Revolucionare (IRGC) Mohammad Sharafi dhe, me shumë mundësi, nga Ali al-Qasimehr, krye-gjykatësi i Provincës Fars, i cili i ka akuzuar grevistët për “korrupsion mbi tokë”, një krim që dënohet me vdekje në Iran.
Greva e shoferëve u përhap në të katër cepat e vendit të hënën (dita e nëntë rresht), kështu që Regjimi e shtypi rëndë. Forcat e sigurisë së shtetit arrestuan mbi 120 nga shoferët protestues dhe prokurori i përgjithshëm i regjimit iranian, Mohammad Jafar Montazeri, kërcënoi se do t’i ekzekutonte protestuesit. Megjithatë, grevistët vazhduan, duke shpërfillur kërcënimet e Regjimit Iranian.