Vritet me armë një person në Tiranë, plagosen dy të tjerë
Një i vrarë dhe dy plagosur. Ky është bilanci i një ngjarje të rëndë sot në ish-Bllok të Tiranës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambinetet e një lokali.
Bëhet me dije se policia dhe ambulanca ka shkuar në vendngjarje. Deri më tani nuk dihen identiteti i viktimës si dhe i personave të plagosur.
Nga të dhëna, një nga të plagosurit është Ervis Martini, një emër i njohur ky për policinë, ndërsa emri i viktimës dhe i të plagosurit tjetër ende nuk është bërë i ditur.
Ndërkohë, rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Please follow and like us: