Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Era Nil

 

Cigare e hidhur

Cigare e hidhur,
të preka nga larg me sy
Cigare farmak,
me gishta të prekja s’guxoja
Cigare e kafenjtë
E grijtë
E sterrtë tym çibuk
Ah, “deeply” të urreja.
Kishte ditë, kur
Cigare më ndizje
Dhe shihja dy sy vezullonja!
Cigare,
“one second”
Cigare “ one breathing soul”
Cigare,
mollëzash zhuritur
Cigare,
Cigare e hirtë
E mistershme
E asgjëjtë
E ajërët
Cigare sekondash, isha
Cigaren dashurove!

 

Në sytë e mi

Në sytë e mi,
Ti je ende i bukur
Edhe pse vitet rrjedhin
Si lumenjtë
Edhe pse rrudhat
Shtohen një nga një
Unë shoh gjithnjë
Bukurinë e shpirtit tënd.

Në sytë e mi,
Ti je ende i bukur
Me krahët e fortë
Të paepur
Që lëkundin shpirtin tim
Si pendë pupël “nel aria”.

Në sytë e mi,
ka mbirë buzeqeshja jote
Si lule magnolia
Në mes të dëborës,
Në sytë e mi
Buza jote qesh
Qesh, me innocence
Si ditën e parë
Kur sytë e tu më buzëqeshën.

Në sytë e mi,
Kanë mbetur të pikturuar
Ata sytë e tu, pse vallë ?!
Apo, ndoshta i kërkova
Picasso të mi pikturonte
Me format e tij harkuara
Që më flisnin veç adhurim.
Apo, ndoshta i lëshova një zë
Mogdigliani ti hidhte në kanvas
Ashtu siç shihja unë
Si sytë e shpirtit të tij Jane!
Apo, ndoshta Munch
Mi pati ngulitur ata sy në shpirt
Aq shumë sa portreti i tij i puthjes
Nuk di ç’të them
E ç’rëndësi ka kush ishte
Njëri prej tyre
I hodhi ata sy për mua
Në atë skulpturë përjetësie!

Në sytë e mi,
I kërkoj ata sy
Tej, tej
“Nello spazio”
“Nel aria”
“Nel profondo”
“Nel oscurità”
Dhe nuk i gjej
Më mungon ti prek ata sy
Sa herë i kërkoj lart në qiell
I shoh veçse në tabllo arti
Më shëmbellejnë
Më ngjasojne me dikë
Më duken të njohur ata sy
I shoh të reflektuar pasqyrë
Brenda syve të mi!

Në sytë e mi,
Ende vazhdoj ti shoh
Fshehur në kanvas
Ata sy jetësor
Të bukur
Të dritëzuar
Të qeshur, dhe herë
Të turbulluar
Nga ai vështrim!

Në sytë e mi,
Ende vazhdoj ti shoh
Të largët
Të paprekur
Nga hija e tokës
Të fjetur
Mes ëndërrash tretur
Atje brenda syve te mi
Të gjelbët
Të kafenjtë
Të shkruar
Ende i shoh …
Në sytë e mi!!!

 

Çdo mëngjes

Çdo mëngjes ajo shkonte
Në atë rrugëzën e saj
Të vjeter, e historike
“Old French style”
AJO, është gjithmonë AJO
Që bllokon trafikun
Nganjeherë me zërin e saj
Nganjeherë me buzeqeshjen e zhurmshme
Nganjeherë me takat e larta
Eh çudi, asnjeherë me makinë.

 

Nostalgjia…

Ata, sy të rrudhosur,
të zhubravitur
të lodhur
nga dritëhija.
Ato, buzë mes këputura
nga dhimbja
nga vuajtjet
ishin shkruar me karbon
mbi ballë nga zija.
Ai, vështrim i thellë
ngujuar mbi reflektimin
e rrathëve mavi,
të shpirtit të zi.
Ato vetulla harkuara,
të shtrira
matanë horizontit
lidhur zinxhirë
me mallin e trishtë,
të hirtë nga largësia.
Ato, flokët të shpupurisur
të përflakur
nga vitet
nga vajtje ardhjet
nga lotët shteruar
nga arratisja e jetës
nostalgjia…

Please follow and like us: