Asteroid sa dy avionë të mëdhenj kalon afër Tokës
E kanë cilësuar aq të madh, sa e kanë krahasuar me dy avionë të mëdhenj. Bëhet fjalë për një asteroid gjigant që udhëton me një shpejtësi prej 32 mijë kilometrash në orë. Është një trup qiellor potencialisht i rrezikshëm, i cili do të kalojë afër Tokës. Ai pritet të prekë hapësirën e Tokës natën mes të martës dhe të mërkurës. Mos u shqetësoni, trupi qiellor nuk do të ndikojë me planetin tonë, ai do të mbetet në një distancë të sigurt prej 5 milion kilometrash. Por ai do të jetë një kalim supersonik, duke pasur parasysh shpejtësinë e tij dhe rruga e tij monitorohet vazhdimisht. Nf23 në fakt është përfshirë në objektet NEO – Near Earth Objects – arkivi i objekteve qiellore që janë pranë Tokës dhe të cilat mbahen nën kontroll për shkak të rrezikut të tyre të mundshëm.