Albspirit

Media/News/Publishing

“Burri i Xhemiles”, “Golden Boysat”, “Lali Eri” dhe kartela bosh e sigurimeve të tij që fundosi pensionistët

Pyetja që torturon sot të gjithë të punësuarit dhe veçanërisht pensionistët është e njëjtë: Pse nuk rriten realisht pensionet dhe rrogat? Pse thuhet se kemi rritje ekonomike po kjo rritje nuk përkthehet në më shumë lekë në xhepat e qytetarëve? Për të dhënë një ide se kush mund të jetë përgjegjësi ia vlen të kthehemi pak mbrapa në kohë e të kujtojmë se ish Ministri Erion Veliaj dhe kryebashkiaku aktual i Bashkisë së Tiranës, është një ndër ata drejtues të rëndësishëm të kabinetit dhe onturazhit të Ramës që në gjithë jetën e tij të mëparshme se të merrte postin e ministrit, nuk kishte derdhur kontribute të sigurimeve shoqërore.

Ironia e madhe është se shqiptarët prisnin dikur nga Veliaj që të përmirësonte dhe reformonte skemën e tyre të sigurimeve shoqërore. Dhe në fakt u gjet se reforma ishte ngritja e pragut të moshës së daljes në pension me një program fare të pamenduar dhe me kategori shoqërore që edhe sot luftojnë me qeverinë për një fije logjikë në këtë të ashtuquajtur reformë, (naftëtarët apo minatorët psh që nuk u kanë bërë aktiv statusin e miratuar në letra).Pra një njeri që nuk kishte kontribuar kurrë dhe nuk kishte librezë të sigurimeve shoqërore, përjashto kohën që ishte Ministër dhe tani Kryetar Bashkie, ishte njëkohësisht edhe drejtues i politikave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si institucion varësie.

Çfarë ironie dhe çfarë propogande kur Veliaj fliste e flet për shpëtim të pensionistëve dhe skemave të sigurimeve në Shqipëri. Imagjinoni për një moment që profesorë të vjetër, inxhinierë të veprave të mëdha të kohës së monizmit, artistë të shquar, njerëz të letrave dhe të kulturës, drejtues institucionesh, arkitektë apo ushtarakë të lartë, përfshi ish- pjesëtarë të luftës antifashiste etj, të gjykohen, vlerësohen dhe më në fund të shpërblehen sipas kokës së Erionit.

Kush mund të ishte ai “gjeni” që mendoi të vendosë “Burrin e Xhemiles”(kështu e ka quajtur Fatos Nano) në atë kohë në krye të reformës së sigurimeve shoqërore? Padiskutim Edi Rama. Kjo shaka e kohëve moderne të kujton praktikën e mbrapshtë kur komisarët politikë dhe ata që mbaronin shkollat e partisë viheshin në krye të vlerësimit të zhvillimit ekonomik, shkencor e kulturor. Është i njëjti mentalitet që na rishfaqet sot në demokraci me një personazh si Erion Veliaj.

Po si mundej një drejtues axhami, sic mund të thonë ndërkombëtarët në konkluzionet e tyre të raportimit për përdorim të brendshëm, të vlerësojë nevojat e gjeneratave të tëra të kontribuesve dhe jo kontribuesve në Shqipëri? Ai që në jetën e vet nuk kishte patur asnjë punë administrative, asnjë post në administratë, asnjë rekord në punët publike dhe për më tepër asnjë ditë të shënuar në librezën e tij të sigurimeve?

Kjo është një tallje e madhe me pensionistët shqiptarë, me ata që janë në prag të pensionit, me emigrantët që vetkontribuojnë në skemë, por edhe të rinjtë që sapo kanë filluar të paguajnë. Vendosja e Velisë në krye të një reforme jetike, jo vetëm për të ardhmen tonë, por edhe për atë të fëmijëve tanë ishte një gjest satanik e prej të marri.

Padyshim që “Burri i Xhemiles” është një model qeverisjeje për të cilin edhe sot brenda PS ka shumë debate. Kjo sepse modeli i Veliajt është si i shumë ministrave të Ramës që as nuk dinë si qeveriset dhe as ju duhet në fakt të qeverisin pasi janë kalimtarë. Mjafton të shohësh e të konstatosh gënjeshtrat e Velisë në vazhdimësi që në fakt publikisht ia numëroi Ben Blushi përmes një emisioni interesant në Top kanalin e preferuar të Ramës, apo të ndjekësh sjelljen prej njeriu të cekuilibruar me deklarata për punësime të shqiptarëve në rajon dhe idiotësitë me 1 milionë të papunët, që të kesh vetëm një copëz të vogël nga tallja dhe përbuzja që Rama bën me shqiptarët, përfshirë socialistët.

Dhe turpi i të majtëve vazhdon me mashtrime të përditshme të shpërndarjes së ndihmave dhe dhuratave për propogandë dhe fushatë mediatike, por asnjëherë me qëllimin e mbërritjes së parave tek ata që e kanë me të vërtetë nevojë. Kujtoni pak politikën e Ramës që ministrave u hoqi mandatin e deputetit duke i kthyer kështu në të pai interesuar realisht për përgjegjësi ndaj votuesve të tyre. A nuk ishte kjo politikë papërgjegjshmërie ndaj gjithë shqiptarëve?

Faji është tërësisht i “golden boys-ave” të PS-së si Erion Veliaj, Gjiknuri etj që nuk e kanë idenë as, profesionale, as gjeografike, as njerëzore dhe as humane të vlerësojnë nevojat e qytetarëve shqiptarë. Faji është i Ramës por edhe atyre që u mashtruan dhe konsiderohen sot si votuesit e varfër dhe besnikë të PS-së anembanë vendit. Dhe ky faj bëhet edhe më i rëndë kur të gjithë shqiptarët duhet ta lëshojnë vehten e tyre dhe sigurinë sociale të moshës së tretë, në duart e një aktivisti të paguar që organizonte” party’ të çuditshme me “njerëz të orientimit të ndryshëm seksual” në Tiranën e drejtuar dikur nga Rama. E pra një përgjigje se përse nuk mund të ketë rritje reale dhe të vërtetë të pensioneve dhe pagave nga kjo qeveri.

Zoti na ndihmoftë te gjithëve!

Please follow and like us: