Albspirit

Media/News/Publishing

Ida Nurçe: Na mbytën ziliqarët dhe inatçorët

 

Ese

Na mbytën… mua, ty, këtë tjetrën, e atë tjetrin atje.

Po pse?! Pse kaq shumë ndjenja zilie në ajër, ndërkohë që shumë mirë mund të punosh për jetën tënde?!

Pse e kemi ne këtë ndjesinë e ligë, që nuk duam të shohim dikë të qeshur, të plotësuar, të arrirë, lart?! Gjithmonë, nëse dikush është më lart se ne, nuk mundohemi ta arrijmë, por duam ta ulim në nivelin tonë. Ligësi kjo!

Ka dhe nga ata, që të kritikojnë për çdo gjë, që hiqen sikur të duan, sikur gëzohen për një arritje tënden dhe me vete mendojne “u bë dhe ky/kjo, o Zot”. Derisa një ditë të harrojnë fare. Sa njerëz fallco!!!

Po pse? Fundja, unë apo kushdo punoi për atë gjë. Hoqa gjumë nga sytë, derdha djersë e lot. Pse ti duhet të më kesh zili? Çfarë të kushton të dhurosh dashuri?! Asgjë. Shumë nga këta tipat, janë lehtë të lexueshëm. I sheh të bëjnë like çdokënd që e kanë sharë pas shpine, vetëm se kanë interes, por një fotoje tëndes nuk i bëjnë like kurrë. I sheh të qëndrojnë me njerëz, ku mund të përfitojnë diçka, që të vijnë tek ty e të kenë çfarë të të tregojnë.

Të jesh i mirë e ka koston ZERO, por sa pak të tillë e marrin guximin ta bëjnë. Është më e lehtë të vjellin vrer. Madje është akoma më e lehtë të lëpihen atje, ku kanë interes dhe jo tek ti, që thjesht ju dhe shoqëri, ngrohtësi… Krijoni një karakter njerëz! Jepini vetes një shtyllë kurrizore, se do ju duhet!

Sa e vogël dhe sa e ligë është kjo botë! Nuk do lumturohet kurrë për aq kohë sa i bëjnë hije njerëz ziliqarë, inatçorë, servila, pa shtyllë kurrizore… Sa keq për ata, ku do e çojnë atë shpirt! Të neveritshëm!

Please follow and like us: