Gënjeshtari numër një kërkon përgjegjësi për fjalën
Ylli Manjani
Ooo kush flet për përgjegjësi fjalësh!
Gënjeshtari numër një!
Autori i manualit të shpifjes me titull “Kurbani”.
Rrenat e Tij po marrin në qafë gjithë njerëzit. Pa dyshim që duhet të përgjigjet për fjalët dhe urdhërat që lëshon.
Ka marrë borxh në emër dhe për llogari të popullit duke e gënjyer atë! Për gënjeshtër të tillë grekën zbythën qeverinë në sekond. Për një gënjeshtër të tillë, gënjeshtari e financon atë fondin e Edukimit për 15 vitet e ardhshme i vetëm.
Rrenat e tij të qëllimshme (shpifjet) kanë kosto të frikshme publike. Sikur të gjithë që kritikojnë atë dhe modelin e tij sundues të bëhen bashkë nuk i afrohen dot kostove të një rrene të vetme të tij.
Kërkon mbrojtje nga ligji kur e shkel vetë atë me të gjitha këmbët. Ku e ka parë e lexuar këtë ligj, sipas të cilit u dashka paditur populli apo kundërshtarët politikë me zor?!
Edhe paditë vartësit e tij deputetë e Ministra, duhet ti bëjnë jashtë dëshirës së tyre, sepse i urdhëron ai.
Mrekulli juridike është!
Themeluesi i shpifologjisë dhe zbatues i teknikave të mashtrimjt të njerëzve.
Por nuk i bën më fajde as sentenca e Soros “askush nuk ka monopolin e të vërtetës”. E braktisi edhe plakun…
Sepse sipas këtij postulati as Ai nuk ka pse te jetë “e vërteta”, ndaj ska si të gjykojë mbi “të vërtetat” e të tjerëve…
Ai si të gjithë të tjerët ka të drejtë të jetojë në “të vërtetën” e tij. Por, nuk ka hiç të drejtë të mohojë “të vertetën” e të tjerëve.
Ndaj do flasim e do shkruajmë atë që mendojmë, në përgjegjshmëri të plotë madje, për veten e vendin.
Se kush shpif e rren le ti ndajë publiku!
Ai le të bredhë gjyqeve, meqë ska punë tjetër për të bërë!
P.s. kush e di se ç’skandal tjetër po fsheh apo po kurdis, ndërkohë që ne merremi me “paketën Anti-Shpifje”….