Albspirit

Media/News/Publishing

Gustave Flobert, pasioni për një grua

Gustave Flobert është një ndër  shkrimtarët më të mëdhenj perëndimorë, i njohur veçanërisht për romanin e tij të parë, “Zonja Bovari”. Në vitin 1946 – 1854, Flobert-i kishte një marrëdhënie me poeten Louise Colet dhe letrat e tij për të, janë ruajtur. Flobert nuk u martua kurrë. Marrëdhënia e tij me Louise Colet ishte e vetmja lidhje e tij serioze dhe romantike. Ai kishte miqësi të ngushtë edhe me George Sand. Ndërkaq, Flobert ka vuajtur nga sëmundja në pjesën më të madhe të jetës së tij.  Vdiq në Croisset, më 1880, në moshën 59-vjeç. Ja çfarë i shkruan në një letër:

Për Louise Colet, 6 gusht 1846:

Kur të të takoj, do të të mbuloj me dashuri dhe përkëdhelje. Do të të mbush me të gjitha gëzimet e trupi, deri sa të mos kesh më frymë. Dua që ju të mbeteni e mahnitur nga unë dhe të kuptoni gjithmonë se kurrë nuk kishit ëndërruar lëvizje të tilla…edhe kur të jem plakur, dua që t’i kuptoni ato pak orë dhe të mendoni për ato çaste kur trupi juaj dridhej nga gëzimi

Gustave Flaubert, lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Rouen

Gustave Flaubert ishte një shkrimtar i njohur francez. Lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Rouen. Ai është një nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX shek. XIX, që u lind në kohën kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit, Vinjisë, Mishlesë dhe i Shatobrianit, të cilët i admiroi gjatë gjithë lulëzimit. Bir i njërit prej kirurgëve më të shquar të shekullit. Veç kësaj prej të atit ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi, pasi mbaroi liceun “Kornej” në qytetin e lindjes aty rreth viteve 1840 kur po afronte revolucioni një sere rrethanash që e çuan në pjekurinë e dhuntive të tij letrare dhe në përcaktimin e veprimtarisë së tij artistike.

Në shkollë të mesme Floberi u lidh ngushtë me Alfred De Puatvenin, i cili me aftësi intelektuale dhe estetike që kishte ushtroi një ndikim pozitiv mbi të. Familja e dërgoi në shkollë për tu bërë jurist, por s’kaloi shumë kohë dhe Floberin e kapi një krizë nervash me karakter epileptik, sidoqoftë është fakti që ai i ndërpreu studimet dhe fitoi nga prindërit të drejtën të vendosej përfundimisht në vilën e tyre të bukur të Kruasese afër Ruanit, ku sot ka mbetur një pavijon i vetëm që është muzeu i vogël i Floberit, në fillim ai aty do të jetonte me të ëmën dhe mbesën, pastaj i vetëm deri sa të vdiste.

Luigj Buile, luajti luajti rol thelbësor në krijimtarinë e tij

Një nga miqtë e tij më të ngushtë të Floberit që luajti një Luigj Buile, ishte dhe poeti Luigj Buile kur ky vdiq më korrik 1869 autori i Zonjës Bovari do të shkruante : “Kjo është për mua një humbje e pazëvendësueshme. Pardje varrosa ndërgjegjen time letrare, trurin, busullën time “, Buileja ishte tamam ndërgjegjja e Floberit poeti nuk do ta kishte shkruar kurrë “Zonjën Bovari” as “Salambone” as “Një zemër e thjeshte” as “Shën Zhylienin” as “Herodiasin” ashtu siç shkrimtari nuk do të kishte shkruar dot vargje “Melanis” apo “Fosilet”.

Please follow and like us: