Përplasja në Bruksel, Tabaku: Nuk kërkojmë arrestimin këtu, por nuk mund të përfaqësohemi me Ballën
Opozita u largua gjatë mbledhjes së komisionit të përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE në Bruksel, për shkak të prezencës së Taulant Ballëssi drejtues i delegacionit shqiptar, duke kërkuar përjashtimin e tij.
Ndërkohë në një lidhje telefonike për Fax News deputetja Jorida Tabaku e cila ndodhet në Bruksel, shprehet se opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj që nuk mund të bashkëjetojë me krimin. Ajo tha se vetë Balla e ka pranuar se ka një marrëdhënie të afërt me një person të lidhur me krimin, siç është Edmond Bego, i cili ka një dënim për trafik droge.
‘’Ne kemi renditur të gjitha arsyet se pse nuk është e duhur që Taulant Balla të jetë bashkëkryetar komisioni. Ju mendoni se po të kishte pamje filmike që Taulant Balla nuk ka qenë në komisariat, nuk do ishin bërë publike? Ne nuk po kërkojmë këtu që zoti Balla të arrestohet, por ama shteti shqiptar nuk mund të përfaqësohet në nivele kaq të larta nga një figurë e till”, u shpreh Tabaku, teksa ka thënë më tej se deputetët e PD-së nuk do të rikthehen më në punimet në seancë plenare sa kohë që PS nuk ndërron mendje.
NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo më herët kishte kërkuar fjalën teksa Taulant Balla ishte duke mbajtur deklaratën përballë të pranishmëve. Drejtuesja e Komisionit nuk i dha fjalën Pollos, ndërsa ky i fundit bashkë me përfaqësuesit u larguan nga salla.
Sipas Monika Macovei, nënkryetares së komisionit të Stabilizim Asociimit, akuzat e Pollos dhe anëtarëve të tjerë opozitarë, nuk janë të vërteta.