Dy brigje, në një atdhe të vetëm artistik
Mbresa nga vëllimi me tregime “Propozim në qiell” i Sami Milloshit
Fuat Memelli
Sapo kam mbaruar së lexuari vëllimin me tregime “Propozim në qiell”, të krijuesit tashmë të njohur, Sami Milloshi. Pas pesë vëllimeve në poezi ( njëri prej tyre në anglisht), autori hedh hapin e parë në prozë, duke na dhuruar një vëllim me 24 tregime. Libri të intrigon qysh në titull? Ç’mund të jetë vallë ky propozim në qiell? Por, le ta shpjegojmë pak më vonë këtë enigmë. Së pari dua të theksoj se veçanta e këtyre tregimeve, është se shumica e tyre janë “gatuar” me “miell” nga Amerika, ku autori jeton prej afro 20 vjetësh.Tregimet janë përjetime reale. Nuk kanë shumë fantazi autori që ta “shëtisin” lexuesin sa andej-këtej, për të gjetur mesazhin që don të përcjellë. Ato janë nga 4-5 faqe sejcili. Në kohët e sotme kur njerzit nuk kanë shumë kohë të lexojnë, kur kanë edhe internetin në dorë, krijimet e gjata e mërzitin atë. Dhe Samiu sikur është në mendjen e tyre. Ai sikur ka parasysh edhe shprehjen e një filozofi , I cili thotë: “Shpesh bukuria qëndron në shkurtësinë e gjërave”. Duke qënë poet, ai flet me gjuhën e poezisë, shkurt dhe metafora, të cilat të japin kënaqësi artistike. Në libër gjen copëza të jetës amerikane, të traditës, çiltërsisë së tyre, të shpirtit human amerikan,etj. Në shumë nga tregimet gjen ngjarje që nuk mund të imagjinohen në vendin tonë. Duke njohur atdheun e parë Shqipërinë, ku autori ka punuar shumë vite gazetar, por edhe atdheun e dytë, Amerikën, ku jeton prej afro 20 vjetësh, ai bën paralelizma midis jetës amerikane dhe asaj shqiptare. Po ndalem vetëm në disa nga tregimet. Te ai me titull “Funerali i qenit”, mëson jo vetëm dhimbjen e një gruaje për ngordhjen e qenit që e donte si fëmijë (ajo jetonte e vetme) por diçka më tepër se kaq. Kompania ku punonte, si regull jepte 5 ditë lejë të paguar, kur vdekja ndodhte brenda familjes, veç jo për qenin. Por, njerzit me zemër ta madhe , e gjejnë zgjidhjen. Me që regullorja nuk e lejonte , në vend të pronares së qenit, punoi 5 ditë menaxherja e kompanisë dhe regullorja nuk u shkel. Vërtet një gjest shumë njerëzor.
I veçantë është edhe tregimi “Propozim në qiell”. Një pilot i propozon për martesë stjuardesës në bordin e avionit në fluturim, në sy të gjithë pasagjerëve. E përjetojnë këtë moment jo vetëm dy të dashuruarit, por gjithë pasagjerët. Tek flet për këtë rast, autori bën një paralelizëm të bukur dhe kujton marjen e nuses së tij shumë vitë më parë me një makinë të vjetër “Varshava”. Makina ngeci dhe u desh ta shtynin dasmorët që nusja të mbrinte te shtëpia e dhëndrit.
Një tregim tjetër ku gërshetohen ngjarjet amerikane me ato shqiptare, është ai me titull “Unazat e nënës”, një nga më të bukurit e këtij vëllimi. Ishin vërtet unazat e nënës së autorit të librit, e cila kishte ndruar jetë vite më parë. Ai i mbante unazat në portofol, të cilin një ditë e harron në lokal. U interesua te menaxheri ,duke i thënë se aty se aty kishte unazat e nënës, të cilat ishin gjëra të çmuara për të. Menaxheri nuk dinte gjë, por premtoi se do bëjë çmos për t’i gjetur. Pasi sheh kamerat e sigurisë, mëson se portofolin e kishte gjetur nje djallë i ri që endej rrugëve. Menaxheri e gjen djalin dhe i thotë të tregojë të vërtetën, se do ta marë edhe në punë. Djali i tregon se, pasi i kishte marë lekët, portofolin bashkë me unazat e kishte hedhur në liqen. Menaxheri pagoi dy polumbarë të cilët kërkuan në liqen dhe e gjetën portofolin bashkë me unazat. Vërtet një ngjarje e rrallë, të ciën autori e ka saklitur bukur në tregim.
Po ndalem edhe te një tregim tjetër, te ai me titull “Shtëpia bosh në kat të tretë”. Te ky tregim, autori godet fenomenin e mos hyrje-daleve te komshinjtë , duke mos e ditur se kush banon një kat mbi ta ose anash tyre. Te pallati qe hapur rubineti dhe një shtëpi më poshtë ishte mbushur me ujë. Kjo familje dhe të tjerat u shqetësuan por nuk dinin se kush banonte aty. Më në fund e marin vesh se banonte dikush që vinte rrallë aty. U desh të vinte policia, të mbyllte rubinetin, të fikte edhe panelin elektrik se mund të binte zjarr, duke nxjerë jashtë të gjithë banorët. Ishte hera e parë që ata shihnin përballë njëri-tjetrin. Mesazhi që jep autori në faqet e tregimit, është ky: ” Uji që po na mbyste, nuk po buronte nga ndonjë rubinet, por nga dyert e mbyllura për njëri-tjetrin”. Të paktën ne në Shqipëri hyjmë e dalim më shumë të njëri-tjetri, megjithëse pas viteve ’90, kjo traditë është zbehur.
Nuk po ndalem në tregime të tjera, për mos e mërzitur lexuesin, pasi edhe më sipër folëm për shkurtësinë e gjërave. Le t’i lemë ata t’i shijojnë dhe vlerësojnë vetë . Për tregimet e këtij vëllimi, po citoj edhe mendimin e shprehur nga gazetari dhe publiçisti i njohur, Mehmet Elezi, i cili shprehet :” Sami Milloshi lundron në atdheun e dytë, po aq natyrshëm sa në të parin. I bashkon dy brigjet në një atdhe të vetëm artistik”.
Duke mbyllur këto rradhë për autorin Sami Milloshi, desha ta theksoj se kohët e fundit, ai ka filluar të meret edhe me pikturë. Një pjesë të tyre i ka postuar te faqja e tij në Facebook. Janë plot piktura me tematikë të ndryshme. Sigurisht ai është një piktor amator, por ka derdhur në telajo një pjesë të shpirtit të tij. Së shpejti me këto piktura ai do të hapë edhe një ekspozitë aty ku punon, në Wheaton College. Kur pasioni gërshetohet me vullnetin, njeriu mund të bëjë shumë gjëra, edhe sikur të jetë më moshën e thinjave. Amerikanët kanë një shprehje :” It’s never too late”. (Asnjëherë nuk është vonë.)