Albspirit

Media/News/Publishing

Fran Gjoka, dritëdhënës në dije, arsim dhe gazetari

 

Andon Andoni

Një njeri me shtatin e një burri të zakonshëm, e sy të ndritshëm që i lëvrijnë pa pushim, i gjallë dhe me fjalë të zgjedhura me kujdes kur flet, Fran Gjoka, mësuesi dhe gazetari nga Lezha doli këso kohe në pension. Bujar e me zemër të madhe.
Ndihmëtar për këdo që mund t’i trokasë në portën e shpirtit. I kujdesshëm për “të blerë” në çast bashkëbiseduesin. I ëmbël me njerëzit e komunitetit ku jeton, në Ishull Lezhë, sa të duket se ka dalë nga “Manteli” i Çehovit. Dhe teksa e kemi ndjekur në punën e tij të përvitshme kemi vënë re se nuk mund
të gjendet qoftë edhe një grimë, brenda shpirtit dhe karakterit të këtij njeriu, ligësi dhe cmirë, inati i ndërkryer i burrit! Jeta, kushtet rrethanat, prej mot motesh e kanë bërë këtë njeri një burrë të shtruar e
të paqtë deri në sentencën e krishterimit, “nëse të qëllojnë në njërën faqe, ktheji
dhe tjetrën”.
Fran Gjoka origjinën e të parëve të tij më të hershëm e ka nga malësitë e Kelmen- dit. Dhe duket se brenda genit të tij është ruajtur ai shtat i drejtë;- besa e fjalës së dhënë dhe dashuria e pashoq e
malësorit, që vinte për të dimëruar në ultësirat e Lezhës e të Shkodrës, ku gjeti një truall të butë, afër kaltërsisë së detit, prej të cilit dukej se djaloshi i ri, mori vështrimin e paqtë të syve. Unë e pata njohur shumë vite më parë, gati më shumë se një dekadë, kur atë kohë punonte në drejtorinë arsimore, i
ngarkuar me gazetën “Mësuesi”. Madje një miku ynë i përbashkët, Viron Kona, bënte be e rrufe se Frani është nga ata punëtorë të arsimit që e ka mbjellë farën e saj edhe në bahçe!
Por duhet ta njohësh nga afër Fran Gjokën që të flasësh për të. Mik i shkollës dhe i nxënësve, kur edhe vetë punoi plot vite si mësues, ai të vjen ndër mend për ca asosacione fqinjësie të habitshme si mik i
Profesorit te ndjerit Mark Vuji, i Qazim Dushkut, i poetit Ndue Dragusha, profesorit Mark Tirtja e shumë të tjerëve, për të cilët thotë me krenari se kanë qenë dhe janë jo vetëm mentorët e tij, por dhe miq të tij. Të mrekullueshëm,- kjo është një nga stilemat e vetë Fran Gjokës, për miqtë e dashamirët, – por që në vetvete është kjo “mrekulli” që plotëson figurën e tij tashmë jo vetëm si mësues, por edhe si mik, shok, dhe baba.
Hamit Beqja, Bedri Dedja, Kozma Grillo, Bardhyl Xhama,Thoma Qendro, Musa Kraja, Viron Kona, Ilir Kanini, etj kanë qenë si të thuash shëmbëlltyrat që ndoqi në udhën e gazetarisë, duke u penguar ndonjëherë, në kohën e shkuar, por gjithmonë pa u tërhequr e kthyer pas nga udha. Të dish “të vjedhësh” nga pena e më të mirëve në fushën e gazetarisë profesionale të arsimit, nga ikonat e mësipërme të kësaj fushë, është dhunti dhe profesionalizëm. Bedri Dedja, nga koha në kohë, e orientonte në temat me të cilat duhej të merrej më shumë në shkrimet e tij, si duhet të trajtojë në thellësi e në mënyrë kritike dukuri të caktuara në zhvillimin e arsimit.
Dikur patëm botuar, vite të shkuara një shkrim me titull “Frani i gazetës “Mësuesi”. U rekëm ta gjejmë atë shkrim, për të parë se sa frymë dhe ndjesi kishte përshkruar Franin e atyre kohëve dhe këtë Franin e sotëm, kur si të thuash, tashmë duhej bërë dhe një bilanc. Bilanc për krijimtarinë e tij në fushën e gazetarisë, së profesionit dhe pastaj edhe atë të jetës dhe familjes.

Çuditërisht, nuk është se ka ndryshuar fort. Përveç faktit se i është shtuar tejet shumë sasia dhe cilësia e
shkrimeve të adresuara kah shkolla dhe nxënësit, të tjerat kanë mbe-tur thuajse njëlloj, deri edhe tek flokët me fare pak thinja!? Dhe kësisoj, falë tij, arsimi në qarkun e Lezhës ka zënë dhe më shumë
vend në të përditshmen e vendit dhe ka përparuar në shumësinë e arsimit kombëtar.

Sa e sa herë, kur botonim shkrimet e një pas njëshme të tij, jemi përballur me “akuzën”;- Po mirë, more vetëm në shkollat e Lezhës gjenden shkollat e mira dhe mësues të devotshëm dhe kund gjetkë.?!
Sigurisht që ka pasur dhe ka anë e kënd vendit, por ja që nuk ka Franë që t’i venë në dukje, herë me inatin e profesionit e të qortimit e herë me lëvdatat e meritu-ara të shpirtit…
Dhe, a thua se nuk është e mundur që, qoftë edhe për letrarizëm, të mos e barazosh arsimin, arritjet, Lezhën krejt, me këtë burrë shtathedhur, dhe miqësor siç është Fran Gjoka që vijon e vijon të krijojë e pozojë më të mirën e arsimit, mësuesve, nxënësve të qytetit dhe Lezhës së tij të dashur?!
Duke mbajtur në dorë dosjen e shkri-meve te tij, të depozituara tash e mbrapa, pranë revistës “Mësuesi”, mund të pohojmë;- po, është e mundur, që krenarisht Fran Gjokën, ta bashkëren-dosh në udhën e mbarë të shkollës lezhjane, me krijimtari shtypi gjithnjë e më të pasur për të, me plot dritë, dije e diturie, sot dhe sa të ketë frymë.

JANAR 2017, MËSUESI.

Please follow and like us: