Lumëmadhja rrëzohet gjatë aktit intim, akuzon biznesmenin e krevatëve
Ra nga krevati teksa bënte dashuri me të shoqin dhe për këtë arsye, kërkon një shpërblim të majmë. 46-vjeçarja Claire Busby, pësoi dëmtime shumë të rënda në shtyllën kurrizore, pasi ra nga krevati i saj super dopio, gjatë një raporti seksual. Gruaja angleze nga Maidenhead, një sipërmarrëse e cila drejton disa dyqane parukerie, pas incidentit të ndodhur në gusht të vitit 2013, ka vendosur të denoncojë kompaninë, pasi sipas saj, krevati kishte përmasa shumë më të vogla nga ato që ishin deklaruar. Bëhet fjalë për katër centimetra më pak, të cilat gruaja i cilëson si shkaktare të dëmtimit të përhershëm të pësuar. Gjykata po analizon rastin, pas denoncimit të gruas angleze, e cila ka kërkuar 1 milion sterlina dëmshpërblim. Gjatë raportit seksual, gruaja rrëshqiti, duke u përplasur në dysheme, çka i shkaktoi edhe dëmtime në shtyllën kurrizore, të cilat e lanë të paralizuar. Kompania e prodhimit të krevatit “Berkshire Bed Company Ltd”, pretendon se nuk mungonte asnjë pjesë dhe përmasat ishin ato të deklaruara dhe se produkti i tyre nuk kishte asnjë ndikim në incidentin e ndodhur./noa/