Albspirit

Media/News/Publishing

Reshat Kripa: Mësuesve të mi

 

 

Seç po shfaqen para syve, plot me plagë dhe tortura,

Madhërisht në mendjen time, seç   lartohen ata  burra,

Që i kisha  nënë e babë, që i kisha miq dhe shokë,

Që s’më lanë në errësirë, që më dhanë dritë e forcë.

 

I paçmuari doktor, ky Isufi ynë * i lartë,

Mendje ndritur i nderuar, ndriçon si një yll i artë,

Gjoni  dhe Patër Mëshkalla **, dy simbole të lirisë,

Dy titanë madhështorë, shërbëtor të Perëndisë.

 

Tahir Hoxha me Meçanë***, që përherë ishin në ballë,

Fjalë e tyre, fjalë e rëndë, ishin dy burra të rrallë,

Dhe i urti avokat****, oh, Xhevdeti orator,

Biri i qytetit plakë, një dishepull trimëror.

 

Por si mundem të harroj, si do mundem mos kujtoj,

Buzagazin dhe të urtin, atë burrë që më mësoi,

Gjakun dhe fisnikërinë, nderin edhe dashurinë,

Mikun tim të paharruar, Engjëllin*****zemër lirinë.

 

Ky vegim, vegim i rrallë, nëpër mendje më vërtitet,

Dhe imazhi shumë i lartë, kurrë nuk do të më shqitet,

Lapidar do ngrihen lart, lart në qiellin hyjnor,

Lavd dhe nder për atdheun, për atdheun arbëror.

 

Tiranë, shkurt 2001

 

*                             Doktor   Isuf   Hysenbegasi   nga    Starova    e  Pogradecit, simbol i vetmohimit..

**                           Gjon   Shllaku  dhe   Patër Mëshkalla  nga  Shkodra,   klerikë dhe studiues të shquar.

***                        I  pari  mësues  nga Tragjasi, i dyti Meçan Hoxha agronom  nga Velça e Vlorës.

****                     Xhevdet Kapshtica nga Korça, avokat i shquar i asaj kohe.

*****              Engjëll Kokoshi nga Vlora, miku im më i mirë.                                 

 

 

 

Please follow and like us: