Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Ironizoi Xhafajn për lojërat e fatit, ‘pastruesja’ bën karrierë në një tjetër ministri

Vendimi i pritshëm për mbylljen e lojërave të fatit ka risjellë në kujtesë edhe një herë një episod jo dhe aq të këndshëm të ndodhur në vitin 2015 mes Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe drejtoreshës së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, Luneda Sufali. Në një nga diskutimet e draftit, Sufali nuk kurseu ironinë dhe sarkazmin me Xhafajn, teksa në batuta e sipër u shpreh se ajo punonte pastruese.

Asokohe, Xhafaj tentoi që ta nxirrte jashtë nga salla, por Sufali nuk pranoi, teksa më pas u morë në mbrojtje nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Episodi jo i këndshëm, dhe larg gjuhës së një zyrtareje të lartë të shtetit nuk e ka cënuar aspak karrierën e Sufalit, e cila pas largimit nga ky posu vijoi punë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në pozicionin e Sekretares.

Ndërsa në Nëntor të 2017  u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

 

Please follow and like us: