Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Edi Rama-shpifës dhe i shpifur!

 

 

Djallëzor siç dinë të jenë vetëm të sëmurit mentalë që me shpërthime e dredhi mundohen të përvidhen në qëllimet e veta preverse, Edi Rama lëshon shashkën e fundit tymuese: Ligjin anti shpifje.

Ky ligj jo vetëm nuk ka asnjë risi pasi gjendet në kodin penal, por është një tentativë mjerane për ta përdorur si mburojë të skandaleve që përjeton narko-shteti.

Ky kryeministër që të paktën në historinë 106 vjeçare të shtetit tonë është në skajet e tendosura të fatkeqësisë beson në çmendurinë e tij se mund të kamuflojë gjithçka me teknika të tilla zhgarravinash politike siç vepron rëndom dhe në jetën profesionale.

Në një vend ku pushtetet demokratike e kanë humbur autoniminë e ku narko-shteti bandit bën kerdinë, kur varfëria nuk njeh cak dhe rinia shqiptare po merr arratinë, një tentativë e tillë flet vetë dhe është e dekonspiruar: Orvatje për të devijuar nga shënjestra ku të ka vënë vullneti i shqiptarëve.

Në një moçal të tillë ku kryezhaba nuk mund ta pastrojë ujin dhe të ndalojë zhurmën është vetëm një alternativë:

Largimi i Edi Ramës.

Ky është hapi i parë dhe emergjent për t’ju kthyer rrugës së vështirësuar seriozisht të normalitetit.

Çdo radhitje tjetër e veprimit politik është vetmashtrim.

Edi Rama nuk e ka hallin te mediat dhe portalet se shumicën i ka blerë, shantazhuar e frikësuar.

Ai kërkon të eleminojë çdo zë e klithmë kundër tij se ka genin e baballarëve.

Por sa do zgjasë ky mjerim?

Edhe sa kohë do bëhet durim?

Edhe mjerimi edhe durimi e kanë prekur fundin.

Nuk di rrugë tjetër vetëm revoltën.

Revoltë pa kthim!

Please follow and like us: