Albspirit

Media/News/Publishing

Besa e shqiptarit, video e blogerit izraelit bëhet virale në rrjet

Videoja e blogerit të njohur ndërkombëtarisht izraelit, Nuseir Yassin, në të cilën promovohen besa e shqiptarit është përshëndetur nga Presidenti, Ilir Meta.

Presidenti është vetë personazh i videos së blogerit izraelit, e cila vetëm në pak orë ka marrë mijëra klikime në rrjetet sociale.

“Unë jam Presidenti i Shqipërisë. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, sepse ne jemi kombi i Nënë Terezës”.
Këto janë fjalët e presidentit Ilir Meta në faqen e blegerit të njohur izraelit Nuseir Yassin. Në videon e publikuar nga bogeri promovohet besa, si një element thelbësor i karakterit dhe shpirtit tonë kombëtarë.

“Falenderoj video-blogerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. “Besa” është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare”, shkruan Meta.

Në këtë video promocionale të Yassin përmendet roli i Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shqiptarët refuzuan të dorëzonin hebrenjtë tek nazistët, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Nuk mungon edhe një vizitë në Muzeun “Solomoni” në Berat, që është themeluar nga studiuesi dhe shkrimtari i njohur beratas, Simon Vrusho, autori i librit “Hebrenjtë e Beratit”.

Please follow and like us: