Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Kush e dekonspiroi operacionin për kapjen e Balilit dhe Lul Berishës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me dështimin e operacionit për arrestimin e Klement Balilit dhe Lul Berishës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani thekson se shkak për mosarrestimin e tyre është dekonspirimi i operacionit.

Sipas tij, operacioni u dekonspirua nga vetë ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj kur paralajmëroi gazetarët pak ditë më parë se priten arrestime të reja.

Reagimi:

Operacioni i Policisë u dekonspirua?!
Sigurisht që po!

E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

1.Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…

2.Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…