Gjendet mjet shpërthyes në shtëpinë e Sorosit në Nju Jork
Autoritetet amerikane thonë se kanë shkatërruar një letër-bombë të gjetur jashtë shtëpisë së miliarderit George Soros në Nju Jork,
Pakoja ishte gjetur më 22 tetor në kutinë postare nga një punëtor i Sorosit i cili kishte lajmëruar autoritetet.
Policia thotë se një ekip i specializuar më pas ka shpërthyer bombën në mënyrë të sigurt në një pjesë malore aty pranë.
New York Times ka raportuar se Soros nuk gjendej në shtëpi në momentin e incidentit, i cili tashmë po hetohet nga FBI.
Biznesmeni dhe filantropi 88-vjeçar Soros, i lindur në Hungari, ka shpenzuar miliarda dollarë për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën. Ai është një donator i madh i Partisë Demokrate amerikane.
Soros është shndërruar në një figurë që urrehet nga aktivistët e krahut të djathtë në SHBA dhe në vende të tjera të botës dhe është cak i fushatave armiqësore mediale nga qeveria nacionaliste në Hungari.