Albspirit

Media/News/Publishing

‘Do mbani përgjegjësi’, Olta Gixhari shpërthen pas skandalit me fondet sekrete greke

Olta Gixhari është një prej aktoreve më të komentuara në showbiz-in shqiptar, si dhe një ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale, ku shpeshherë tërheq vëmendjen e fansave me postimet e saj.

Por së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video, ku ka lajmëruar se emri i saj është i përfshirë në një skandal, pasi i është përmendur si përfituese e financave të fshehta greke që funksionojnë në Shqipëri.

Lidhur me këtë ngjarje, Olta ka njoftuar se do të flasë nesër në emisionin “Opinion”. Madje ajo është shprehur se do ta paguajë këtë, kushdo që e ka bërë.

“Eshte nje marrezi qe me ka prishur diten! Dikush do mbaje pergjegjesi per kete shpifje te rende kunder emrit tim. Neser nje deklarat me e gjate ne Opinion”, shkruan Olta bashkëngjitur e videon e publikuar në “Instagram”.

Please follow and like us: