Shkarkohen 11 drejtorë që Rama i quajti “legena”
11 Kryetarë degësh janë shkarkuar nga kryesia e PS-së për mospërmbushje objektivash,neglizhencë dhe shturrje në ato bashki ku drejton opozita.
Bëhet fjalë për kryetarët e degës së PS në Memaliaj, Cërrik Delvinë, Selenicë, Devoll, etj.
Nderkohe qe jane paralajmeruar dhe shkarkime drejtoresh.
Deputetja Elisa Spiropali në një prononcim për median jashtë selisë PS-së tha: “Nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lidhjen e saj për të vënë gishtin ku ka nevojë për ndërhyrje. Po bëhet analizë e punës së drejtorëve, vendime e për shkarkime të disa prej tyre. Po bëjmë analizë e qeverisjes”.
Kjo mbledhje u thirr dy ditë pas arrestimit të ish drejtorit të policisë së burgjeve, Arben Çuko dhe ish deputetit Arben Ndoka. Dje në mbledhjen e grupit Rama është shprehur se kemi disa drejtorë legena që na e nxijnë faqen.