Albspirit

Media/News/Publishing

Veliu: Nuk pati dekonspirim në operacionet e fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veli hedh poshtë zërat se operacionet e fundit për goditjen e grupeve kriminale janë dekonspiruar. Kreu i uniformave blu thotë se operacioni VOL-VO 4 ishte një tjetër sukses i policisë që goditi 4 grupe kriminale.

“Operacioni i orëve të fundit ‘Vol-Vo 4” goditi anëtarët e 4 grupeve kriminale dhe pati një shtrirje në 12 qytete, pa asnjë dekonspirim, megjithë përmasat jo të zakonshme të një operacioni policor, me 1500 efektivë në terren. Për shumë grupe të tjera të skeduara tashmë në hetimet intensive prej shumë muajsh, janë në rrugë të mbarë dhe do të ketë shpejt të tjera rezultate domethënëse në këtë luftë pa kompromis”.

Please follow and like us: