Albspirit

Media/News/Publishing

Arnida Çapi: Sot ka ndodhur një shkelje e rëndë e drejtësisë penale

 

 

 

Janë arrestuar persona me burg pa patur asnjë provë për të formuar dyshimin e arsyeshëm dhe u zhvillua një proces absurd gjyqësor formal.

Dyshime të pabazuara në prova dhe çdokush mund të arrestohet për implikime kriminale.

Kanë arrestuar nëna me fëmijë në gji, e ndaluar kategorikisht me ligj, janë arrestuar njerëz për falsifikim kur para gjykatës nuk u paraqit asnjë akt ekspertimi që të vërtetoj falsifikimin dhe janë arrestuar vetëm për komunikime të thjeshta telefonike “Si je, ça po bën, hiç jam në shpi”. Vetëm kaq dhe asnjë provë të arsyeshme që të justifikojë ekstremin e heqjes së lirisë.

Është një tragjikomedi ajo që ndodhi sot, por më shumë tragjedi. Kafka mund të shkruante një proces të dytë për realitetin e procesit Volvo…

Të gjithë ishim vetëm numra. Të arrestuarit prej 34 vetash ishin numra që u renditën për 9 orë për tu pyetur dhe nuk u dëgjuan dhe as u mbajtën mend njeri pas tjetrit, prokuroria ishte numër me qëndrimin kokë ulur pa asnjë argument dhe provë.

Gjykata ishte numri 2 i prokurorisë dhe Mbrojtja ishte numër 0, pasi de fakto sot instituti i mbrojtjes ishte proceduralisht i suprimuar.

Avokatët për fat të keq u vendosën sot para standartit të mbrojtjes së dyshimit të pamjaftueshëm dhe jo atij të Dyshimit të Arsyeshëm. Avokatët sot nuk mundet të kërkojnë para gjykatave mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut sipas standartit ligjor dhe ky është standarti më i rrezikshëm edhe se vetë organizata kriminale.

Si mund të tolerohet ky standart? Sigurisht apelojmë, por duhet edhe të protestojmë.

Çfarë ka më të rëndësishem se njeriu? Liritë dhe të drejtat e tij. Çfarë është më e rëndësishme se liritë dhe të drejtat e tij? Dinjiteti.

Një Drejtësi që shkel Dinjitetin është pa dinjitet. Avokatia u suprimua. Fasadat u lyen.

Qytetarët pa garanci janë vetëm numra.

Please follow and like us: