Ndahet nga jeta kirurgu shqiptar, Flamur Tartari
Humbje e madhe për mjekësinë shqiptare, ku një nga doktorët më në zë është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Bëhet fjalë për mjekun urolog, Flamur Tartari, i cili ka gjetur vdekjen në moshën 75-vjeçare.
Mjeku i ndjerë ka qenë kryetari i Shoqatës së Urologëve të Shqipërisë.
Ndarja nga jeta e mjekut kirurg vjen krejt papritur, pasi ai vijonte të punonte në një prej spitaleve private në kryeqytet.
Pak kohë më parë në një intervistë për mediat, Tartari shprehej se kohët e fundit kishte ndërmend të shkruante dhe një libër për vuajtjet e një kirurgu.
Madje ai ka shkruar rreth 20 libra, lidhur me tematikat e shëndetësisë dhe mjekësisë.
Please follow and like us: