Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e panjohur e dashurisë torturuese e Fredd Mercury

Jim Hutton ishte ndoshta dashuria më torturuese e Fredd Mercuryt. Një histori tensioni dhe pasioni që këngëtari i dha zemrën deri në fund të jetës. Fredd e deshi që në momentin e parë që e pa dhe pavarësisht refuzimit ai e ndjente se një ditë do të ishin bashkë. Ata u njohën në Copacabana, në një klub homoseksualësh në bodrumin e një hoteli në South Kensington, fundviti i vitit 1983. Jim ishte në bar me të dashurin e tij, John Alexander, duke pirë nga një kanaçe. Kur Johni shkoi në banjë, Freddie shkoi dhe ofroi të blinte Jimit një pije. Jim, i cili kishte pothuajse një pije të plotë në dorën e tij, tha, “Jo, faleminderit.”

Kur Freddie e pyeti atë çfarë kishte në plan natë, Jim i ktheu një përgjigje refuzuese. Freddie në heshtje u kthye tek miqtë e tij. Kur Johni u kthye, Jim i tregoi atij se dikush sapo u përpoq të fliste me të. Johni e pyeti: “Kush?”. Jim e përshkroi Freddie-n, si një person me figurë të vogël me mustaqe, veshur me xhins dhe maicë të bardhë. Ai nuk ishte tipi i Jim-it, ai preferonte që burrat e tij të ishin “më të mëdhenj”. Johni, i cili e dinte se kush ishte Freddie Mercury mbeti i habitur. A nuk e dinte se kush ishte ai? “Ky është Freddie Mercury,” tha ai, “Freddie?” Emri nuk do të thoshte asgjë për Jimin, i cili vazhdonte të pijë birrën e tij.

18 muaj më vonë, të shtunën, më 23 mars 1985, Jim kishte dalë jashtë dhe kishte pirë gjatë gjithë ditës. Në vend se të shkonte në shtëpi në dhomën e tij me qira, në Sutton, ai vendosi të kalonte pesë minutat e fundit  në klubin e madh të homoseksualëve, në Charing Cross. Zakonisht, Jim nuk shkonte në këso lloj klubesh. Ai mendonte se ishin shumë të mëdha, anonime dhe të zhurmshme. Por atë natë, ai donte të kërcente.

Përderisa ai qëndronte në bar, një person iu afrua dhe ofroi t’i blinte një pije. Ishte i njëjti njeri nga Copacabana përsëri, Freddie. Paksa i trullosur, Jim ofroi për të blerë Freddie-t një pije. “Një vodka e madhe”, ishte porosia. Ajo që Jim nuk e dinte ishte se Freddie kishte kaluar një pjesë të madhe të 18 muajve të kaluar, duke e ndjekur dhe kontrolluar atë. Freddie kështu kishte zbuluar se ku Jim shkonte për të pirë dhe pastaj do të dërgonte një nga asistentët e tij për të parë nëse ai ishte në bar. Freddie pëlqente njerëz që dukeshin si shoferë të kamionëve.

Megjithëse Jim nuk dukej ashtu, ai kishte pamjen e përsosur që Freddie pëlqente. Freddie e ftoi Jimin përsëri në banesën e tij në Terrace Stafford, ku ata përfundimisht përfunduan në shtrat, duke u përkëdhelur dhe duke folur. Pas natës së tyre, Freddie përgatiti çaj për Jim, pastaj ata shkëmbyen numrat e telefonit. Ishte fillimi i marrëdhënies së tyre që zgjati deri në vdekjen e parakohshme të këngëtarit, në nëntor të vitit 1991. Shumë kohë përpara legalizimit  të martesave të së njëjtës gjini, Freddi filloi ta thërriste Jimin si bashkëshortin e tij dhe ata po ashtu shkëmbyen unaza. Freddie e mbajti në gishtin e tij deri në ditën kur vdiq.

Please follow and like us: