1 javë para mbylljes së lotarisë, Ambasada e SHBA bën njoftim të rëndësishëm për shqiptarët
Kur kanë mbetur edhe një javë nga mbyllja e aplikove për Lotarinë Amerikane, ambasada ka bërë një njoftim të rëndësishëm.
Ambasada Amerikane iu ka bërë thirrje qytetarëve që janë të interesuar për të aplikuar që të plotësojnë vetë udhëzimin.
Gjithashtu, ambasada ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë aplikuesit.
“Mos vendosni si bashkëshort/e dikë që nuk është akoma bashkëshorti/ja juaj në ditën që po aplikoni për llotarinë, pasi kjo iu skualifikon.
Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit? https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip si të plotësoni formularin tuaj hap pas hapi ? https://bit.ly/2RC6zZI”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00″, – shkruhet në njoftim.