Arrestohet i riu Arra, vidhte çfarë i dilte para
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar për vjedhjen e kishës Françeskane në këtë qytet.
Nga strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u arrestua në flagrancë shtetasi Kristjan Arra, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i dënuar dhe më parë për “Vjedhje”.
Sipas policisë, i riu ka vjedhur një sasi lekësh në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.
Gjatë vjedhjes, Arra ka dëmtuar edhe disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj kishe.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”.
Please follow and like us: