Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Mimoza Pulaj

 

 

Ëndrrave të mia

 

 

 

E kafshuar

në çdo semafor.

Me furi. Nga terri.

 

Jupiterit, lutjuni apo Saturnit

nga hënat e shumta që kanë

t’më dhurojnë një rreze.

 

Për shpresë.

 

Për të mos parë

dhembjet e tokës

kur dita -tokësore, dritë të mos jetë.

Mos më lini vetëm!

Mbi ballin tim buzët tuaja,

si nëna ime dikur.

Dhe është momenti: qënder cikloni.

Deri në zeron absolute!

Me ju. Në sy.

 

Lind në çdo moment

 

Një pikë mbi harkun e një ylberi.
Firmosur jo nga unë.Nga rrezja
dhe ujë qielli.

Se e dehur
në këtë rrotullim të ndritshëm
LIND NË ÇDO MOMENT.
I gjithë imi:
për të qeshur,
për të parë,
për të vuajtur.
Një puthje në mjegull: i fundit.
Në të,me të për të ikur.

 

Pranë një vargu

 

Regëtimat

e zemrës së marrë

provova

të liroja.

Nga ai trup shkronjash

ku si një kordë violine

në to

fjala dridhej.

Por nuk munda.

Të shqitem përsëri provova:

në duar mu dogj letra. Nga dhembja.

 

Ne agim

 

Vargje vjeshtake nuk janë.

Por i kuq buzësh i verdhë.

Nga ai i mbetur

në muzg.

Për dore

agimi e merr

për të shtyrë kufitë

e pafundësisë.

Buzëqesh dhe kur duhet të qajë.

Me zemër të shqyer. Pa tru.

Please follow and like us: