Albspirit

Media/News/Publishing

Varoufakis: Telefonata e Sorosit, që më largoi nga qeveria

Xhorxh Soros i ka telefonuar kryeministrit grek Aleksis Tsipras në korrik të 2015-s, duke i kërkuar largimin e ministrit grek të financave Varufakis nga qeveria. Deklarata u bë nga vetë Varufakis, i cili shtoi se ministri i mbrojtjes grek Kamenos është një neofashist në të njëjtin nivel me kryeministrin hungarez Orban, dhe liderin e Lega Nord, Salvini.

Ish ministri grek i financave Janis Varufakis, deklaroi se bilioneri amerikano – hungarez Xhorxh Soros ka qenë ai që kërkoi largimin e tij nga qeveria e Tsipras. Në një intervistë për televizionin grek Skai, Varufakis këmbënguli se Soros kishte telefonuar kryeministrin Aleksis Tsipras në korrik të 2015-s dhe i kërkoi dorëheqjen e Varufakis nga posti i tij.

Duke iu përgjigjur akuzave të ministrit grek të mbrojtjes Panos Kamenos se Soros kishte korruptuar ministra të qeverisë greke, Varufakis theksoi se marrëdhënia e vetme që ka pasur ndonjëherë me Soros ishte vetëm ajo telefonatë. Varoufakis e cilësoi Kamenos si një neofashist, dhe shumë të ngjashëm me kryeministrin hungarez Viktor Orban si dhe me ministrin e brendshëm Italian Mateo Salvini.

Please follow and like us: