Albspirit

Media/News/Publishing

‘Deti bëhet kos’: 30 kandidatë për kreun e KLSH

Në listën me 30 kandidaturat ka shumë figura të njohura, mes tyre deputeti aktual i PS, Anastas Angjeli, i cili ka mbajtur disa funksione të larta shtetërore, zv/Ministër i Financave, Ministër i Financave, Ministër i Çështjeve Sociale dhe Ministër i Ekonomisë në qeveritë e drejtuara nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Gjithashtu në listë janë edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, Sali Shehu, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi (Lleshi) por edhe shumë emra të tjerë. Lista me emrat që ndodhet në Presidencë pritet që të kalojë në komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend për votim për të mësuar emrin e pasuesit të Bujar Leskajt.  KLSH është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar për fondet publike. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend.

LISTA ME KANDIDATËT PËR KLSH-në zbardhur nga Report tv
Sali Shehu- Jurist
Sabri Hoxha- Inxhinier, Gjeolog, Mjek
Petrit Bushi- Ekonomist, Jurist
Alfred Çako- Inxhinier, Gjeolog Minierash, Master Adm.Biznes
Shpëtim Ahmetaj-  Ekonomist
Bujar Stafuka- Ekonomist
Gjergji Dhima- Ekonomist Agrar
Eduart Ypi- Dega Finance
Pllumb Ibrahimi
Agron Agalliu- Ekonomist, Administrim Biznesi
Bajram Lamaj- Universiteti Bujqsor Kamëz, Ekonomi Agrare
Liljana Elmazi, Billa- Ekonomiste, deputete e PD-s qarku Vlore
Edmond Verçani- Ekonomist
Zaim Korsi- Ekonomi- Kontabilitet
Ermal Yzeiraj- Jurist
Lefterie Luzi (Lleshi)- Juriste
Petrit Fusha- Ekonomist, Jurist
Muhamed Kavaja- Jurist
Qerim Lazaj- Ekonomist
Behar Zeneli- Jurist
Rushan Nano- Ekonomist
Alba Qirjazi- Ekonomiste
Shkëlqim Cani-Ekonomist
Anastas Angjeli- Ekonomist
Lumtor Shkreli- Ekonomist
Ylber Karanxha- Ekonomist
Eridian Salianji- Jurist
Albana Dhimitri- Ekonomiste
Bajram Mulaj- Ekonomist
Kestrin Katro- Juriste

Please follow and like us: