Fushata sensibilizuese #BashkëJaDalim
Në kuadër të muajit mbi ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë organizoi një fushatë nën hashtagun #BashkëJaDalim, ku emra të rëndësishëm mediatik iu bashkuan nismës.
Shërbimi i mamografisë u ofrua falas në Tiranë dhe qytete të tjera. Në vijim gjeni një përmbledhje fotosh bashkëngjitur me mesazhin përkatës.
“Jo çdo gjë është në dorën tënde, por padyshim e ke të mundur ta kapësh në kohë kancerin e gjirit” – Bieta Sulo
“Njerëzit përreth teje mund të të mbështesin, por vetëm ti mund ta shpëtosh veten” – Juli Xhokaxhi
“Ndonjëherë, janë disa veprime fare të thjeshta që mund të ndryshojnë jetën” – Genta Popa
“Të lutem gjej pak kohë për me dasht veten” – Ema Andrea
“Betejën me kancerin e gjirit mund ta fitosh që pa nisur ende” – Jonida Maliqi
“E ke pyetur nënën tënde nëse është kontrolluar ndonjëherë për kancerin e gjirit?” – Prancera Borakaj
“Bëj mamografinë sot! Ç’arsye mund të kesh për të shtyrë për nesër kujdesin ndaj vetes?” – Manjola Nallbani
“Asnjë grua nuk është e mbrojtur nga kanceri i gjirit, por çdo grua mund të diagnostikohet në kohë” – Eranda Libohova
“I detyrohesh vetes pak kujdes! Një mamografi është mënyra më e mirë për t’u kujdesur për shëndetin tënd” – Beti Njuma
“Kanceri i gjitit nuk ka pse të frikësojë më asnjë grua. Mjafton të kapet në kohë dhe të trajtohet me kujdes” – Rovena Dilo
“Preke! Ndjeje! Shpëto veten! Mos ki frikë! Kanceri i gjirit mund të parandalohet” – Anila Jole
“Duhen 30 minuta për të bërë mamografinë. Efektet e kancerit të gjirit zgjasin gjithë jetën. Mos e shty për nesër, bëje sot mamografinë” – Monika Lubonja
“Informohu rreth kancerit të gjirit dhe inkurajo gratë e tjera në jetën tënde të bëjnë mamografinë sa më parë” – Eni Çobani
“Ti nuk mund ta dish nëse do prekesh nga kanceri i gjirit, apo jo? Por ti di që mamografia të ndihmon ta kapësh në kohë. Bëj mamografinë sot” – Arlinda Dudaj
“Fito bejetën me kancerin e gjirit duke e kapur në kohë. Bëhu hero i vetes tënde” – Valbona Selimllari/anabel/