Nora Malaj: Kur peshku është qelbur nga koka!
Kur peshku është qelbur nga koka! Dhe skandalet në Krujë e Fushë-Krujë nuk kanë të sosur! Sot është data 31 tetor dhe në ambulancën e qytetit të Fushë-Krujës janë rreth 20 të rinjtë të gjimnazit “Shote Galica” që kanë përfunduar në gjendje të dehur dhe në serume nga konsumimi i alkoolit dhe pijeve të tjera alkolike. Alarmi vjen nga prindërit e komunitetit, të cilët janë tejet të shqetësuar, që sot fëmijët e tyre nuk kanë bërë mësim po festën e Halluninit dhe janë organizuar nga mësuesit për të shkruar në dy baret e për të festuar???!! Kësaj i thonë kur peshku qelbet nga koka, jo vetëm fëmijët do të helmohen e do përfundojnë në ambulancë, po zullumi dhe e keqja po hedh rrënjë për të helmuar të rinjtë tanë! A mundet që institucionet shtetërore të shohin realitetin dhe mos të brohorasin për suksesin, kur të rinjve po ju rrezikohet seriozisht rinia? Si deputete e qarkut të Durrësit, i bëj apel Ministrisë së Arsimit e Drejtorisë Arsimore ta shohi këtë situatë me seriozitet dhe të marri masa, për të gjithë ata drejtuesë që sistemin e Arsimit e shohin si përfitim dhe jo si mision! Mjaft më me eksperimente, duhet vepruar sot, se nesër do të jetë shumë vonë. Ju bëj apel prindërve dhe komunitetit të bëhemi të gjithë së bashku për të luftuar të keqen dhe për të venë para përgjegjësisë cilindo që abuzon me fëmijët dhe të rinjtë tanë! Kjo është kambana e alarmit që tregon se jemi në vijën e kuqe të rrezikut! Kujdes se pas rrezikut vjen rrëshqitja!