Albspirit

Media/News/Publishing

Tsipras, gati të ndryshojë Kushtetutën: Shteti do ndahet nga Kisha

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka përsëritur edhe njëherë sot angazhimin e tij për ndarjen e fesë nga shteti në Greqi, duke paralajmëruar ndryshimin e Kushtetutës.

Përmes një postimi në “Twitter” kreu i qeverisë greke shkruan: “Shteti dhe Kisha kanë pjekurinë, mençurinë dhe ndjeshmërinë për të pranuar racionalizimin e marrëdhënieve të tyre. Ka ardhur koha që neutraliteti fetar i shtetit grek të jetë në mënyrë eksplicite në Kushtetutë, me implikime rregullatore dhe praktike”.

Kujtojmë që Tsipras vjen nga partia e majtë Syriza, dhe kërkon që me këtë lëvizje të përfitojë edhe politikisht. Rivali i tij, lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, është shprehur kundër vendimit për ndarjen e shtetit nga Kisha.

Please follow and like us: