Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Tahiri: S’kam asgjë të paligjshme

Ish-ministri  Tahiri është duke folur para gazetarëve ashtu sic njoftoi në orët e mëngjesit.

Ai paraqiti vendimin e gjykatës italiane e cila ka pushuar hetimet për të, duke thënë se nuk është i përfshirë në asnjë aferë kriminale.

Unë zgjodha të mos bëj politikanin ..    Zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë vetëm përpara drejtësisë. Të mos bëj politikë por të pres drejtësinë të bëjë detyrën e tyre.

Qeshja me ca që më kishin njohur dhe bënin sikur smë njihnin. Apo ata që nuk më njihnin bënin sikur më njihnin…. Me vrap pas tyre dhe ambasadorë.  Kam heshtur dhe kam pritur të vërtetën time.

Ai nuk kurseu as akuza për prokurorët, politikanët dhe për ambasadorët. Ai theksoi se heshti për të mirën e hetimit, duke thënë se kanë gënjyer shumë ndaj procesit për të.

Please follow and like us: