Nënkryetari grek i Parlamentit Europian: Njeriu ynë që u vra në Shqipëri ishte ekstremist i armatosur, mos e bëni hero
Dimitrios Papadimoulis, zv. presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së kryeministrit Aleksis Cipras kërkoi nga grekët të jenë më të përmbajtur, pas ngjarjes së Bularatit.
Ai thotë se Konstandin Katsifas që u vra në Shqipëri, ishte një ekstremist, dhe nuk ka pse bëhet hero nga ana e grekëve.
Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan, dhe më i fuqishmi dhe më i pasur, duhet të jetë pionier në mënyrë që faktet e tilla të trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur.
Ajo që është tani e rëndësishme është të ulen tonet, të ndalohen të tjeret qe ngatrrojne kete teme politikisht nga politika që po luajnë në të dyja anët e kufirit, politikanët apo gazetarët, dhe të sigurojnë pjesëmarrje aktive greke në sqarimin e kushteve nën të cilat Konstandini Katsifas u gjet i vdekur ” tha ai.
“Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi, dhe të gjithë në Tiranë apo Athinë janë kundër dhunës nga kushdo që ajo vjen dhe kundër luftës së armatosur për të arritur objektiva politike, nuk duhet të sakrifikojme njeri, që për ne është prioriteti i parë.
Dhe dua t’i them shtetit grek dhe shoqërisë greke, dy gjëra: Së pari, të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë dhe e dyta, nuk e shkaktojnë këtë ping pong dhe përkeqësimin e marrëdhënieve dhe të jetës së pakicës greke në Shqipëri” vijoi ai.
Ai shtoi se “Katsifas ishte një ekstremist, mos e bëni hero”.
Papadimoulis deklaroi se në Tiranë dhe Athinë të gjithë janë kundër konflikteve.
“Gjithkush në Athinë ose në Tiranë është kundër dhunës, por edhe kundër luftës së armatosur, si një metodë për arritjen e qëllimeve politike, nuk duhet ta heroizojmë Kostandinos Katsifa”, deklaroi politikani i njohur grek.
Në qëndrimin e tij politikani grek kritikon deklarata e Edi Ramës, pasi sipas tij, ato ishin të papërshtashme.
“Deklarata e parë nga Edi Rama ishte e papërshtatshme dhe pa arsye,” tha Dimitris Papadimoulis për radion Real FM 97.8 .