Nora Malaj: Kur studentët protestojnë!
Kur studentët protestojnë! Dje studentët e Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu” janë ngritur në protestë! Ata nuk durojnë dot më. As mjediset universitare, as hektarët e fushave përreth nuk mund të pranojnë tymanajën dhe mjegullen që çdo ditë-natë e rrethon këtë mjedis që kontaminohet nga djegia e plehrave! Nuk ka kohë më për të pritur! E keqja sa vjen dhe bëhet më prezente! Dhe ajri tashmë është ndotur, dhe mjedisi bëhet i pajetueshëm, dhe toka e papunueshme dhe standarti i mësimit është i papranueshëm! Nuk ka kohë për histori dhe kthim përgjigje me fjalë, po pas protestë mos u habisni kur të fillojë lëvizja që do të jete pa kthim, për të përmbysur këtë realitet të dhimbshëm. Askush, as ata që bëjnē sikur drejtojnë bashkinë, me duart akullore, nuk mund të mbajnë peng fatin dhe jetën e qytetarëve dhe studentëve të Durrësit, të cilët nuk meritojnë të vriten çdo ditë, për paaftēsinë dhe interesat e një grupi individësh në emër të pushtetit të pamerituar. Sot studentët folën, dolën dhe protestuan! Po nuk dolën thjesht për të larë gojën, po me ze dhe figurë ata thanë se nuk mund të bashkëjetohet më kështu. Kampusi Univesitar dhe mali me plehëra që digjen, nuk mund tē bashkëjetojnë së bashku! Ka ardhur koha që askush nuk mund të bëj indiferencën dhe të thotë ‘i kam duart akullore’ e të fshihet pas përgjigjeve evazive… Sot studentët folën, po nesër qytetarët e Durrësit dhe më pas të Shqipërisë do të veprojnë! Tashmë këmbanat po bien për këto që duan të dëgjojnë… Pasi njerëzit të largojnë jo kur do t’i, por kur jau bënë jetën të pajetueshme! E në fund jeta vetëm një herë jepet e nuk mund tua marrësh peng qytetarëve të tu në emër të karriges tënde! Studentët sot folën… Nesër do veprojnë!!